Media dhe Shoqëria Civlile – Raisti i Dialogue të Bukselit
Ky punim përpiqet të hulumtojë se deri në çfarë mase komponenti I tretë I lartpërmendur (qasshmëria dhe gatishmëria për bashkëpunim dhe ofrim informatash) ndikon në punën e mediave dhe shoqërisë civile, në kuptim të kontribuimit në procesin e Dialogut të Brukselit (përfshirë elaborimin e asaj se çfarë mund të jetë ky kontribut), monitorimit të procesit (parimisht implementimin e të arriturave) dhe informimit të publikut lidhur me këto dyja. Në këtë vijë, punimi do të paraqesë korrelacionin e këtij komponenti me të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutën e Kosovës, duke qenë se fundja edhe mediat edhe shoqëria civile I shërbejnë realizimit të këtyre të drejtave dhe lirive.