Njoftime për shtyp

Njoftime për shtyp

REAGIM

Të ndalohet linçimi publik ndaj aktivistit Shkëlzen Gashi

Po vazhdon linçimi publik ndaj aktivistit për të drejtat e njeriut Shkëlzen Gashit. Për shkak të deklaratave të tij publike të bëra më shumë se një muaj më parë ku ndër të tjera përmendi edhe viktimat civile jo shqiptare dhe të drejtën e tyre për drejtësi, si dhe përgjegjësinë individuale që duhet të mbajnë ata ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kanë kryer krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë, Shkëlzen Gashi u linçua publikisht, kërcënua e fye në mënyrën më të keqe nga audienca e gjerë, por edhe nga personalitet e politikanë të shumtë. Kështu, duke dëshmuar se edhe 21 vjet pas luftës, në vendin tonë është tejet e rrezikshme të flasësh për krimet e luftës, për një narrativë tjetër të saj, në një shoqëri ku kultura e mosndëshkimit ka forcuar rrënjët.

Ditë më parë edhe Presidenti i Kosovës zt. Hashim Thaçi ia mveshi deklaratave të aktivistit Shkëlzen Gashi urretjen ndaj UÇK-së duke e keqcituar me dashje edhe pas sqarimeve publike të këtij të fundit lidhur me secilin keqkuptim të ngritur që nga intervista e parë e tij.

Ne jemi jashtëzakonisht të brengosur me fyerjet e linçimet që vazhdimishit po i bëhen aktivistit Shkëlzen Gashi nga personalitete e potilitikanë me ndikim në shoqërinë tonë, të cilët tash e sa vite kanë krijuar një diskurs publik sa i përket të kaluarës e luftës ku vetëm një e vërtetë e një narrativë mbizotëron, e siç po shihet të tentosh ta sfidosh atë është mjaft e rrezikshme.

Keqbërjet dhe krimet e luftës nuk duhet t’i atribuohen kolektivisht një grupi ose etnie, por janë individët që duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre që lidhen me konfliktin. Diskursi publik mbi Ballafaqimin me të Kaluarën duhet të jetë i bazuar në prova sepse çdo pretendim apo supozim i gabuar mund të dëmtojë rëndë përpjekjet për të krijuar një kuptim të saktë të asaj që ka ndodhur në të kaluarën. Gjuha e urrejtjes duhet të kundërshtohet në çdo nivel.

Ne i bëjmë thirrje spektrit politik që të ndalojë menjëherë linçimin publik që po i bëhet aktivistit Shkëlzen Gashi, sepse me një elitë të tillë politike ku prezantohet e promovohet një narrativë e vetme, një e vërtetë e vetme, ne pamundësojmë procesin e drejtësisë tranzicionale në Kosovë, dhe mohojmë të drejtën e viktimave dhe familjareve tyre për drejtësi. Po ashtu, ne sugjerojmë që partitë poltitike të mbajnë aktivitete sensibiziluese për antarët e tyre në mënyrë që të kuptojnë drejtë procesin e drejtësisë tranzicionale dhe parimet mbi ballafaqimin me të kaluarën në mënyrë që linçime të tilla të ngjashme në të ardhmen të evitohen.

We call on the political spectrum to immediately stop the public lynching of activist Shkëlzen Gashi, because, with such a political elite where only a single narrative is presented and promoted, a single truth, we disable/damage the process of transitional justice in Kosovo, and deny the right of victims and their families to justice. We also suggest that political parties maintain awareness-raising activities for their members in order to properly understand the process of transitional justice and the principles of dealing with the past so that such similar lynchings in the future are avoided. P.S. Organizatat mbështetëse të kësaj iniciative janë të listuara në fund.

P.S. Organizatat mbështetëse të kësaj iniciative janë të listuara në fund.

RrGK – Rrjeti i Grave të Kosovës, INTEGRA, ORCA – Organizata për rritjen e cilësisë në arsim, NSI – New Social Initiative, TOKA, Instituti Columbus, Youth Initiative for Human Rights – Kosovo, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS, Multimedia, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, Çohu, Nora Ahmetaj, BIRN KOSOVA, Internews Kosova, Artpolis, SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, ETEA, Developing Together, EcoKosWomem, EC Ma Ndryshe, Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, DokuFest, CHwB, Cel Kosova, IPKO Foundation, Instituti GAP, NGO Aktiv, RTV Kim, ACDC, QKRMT, Sbunker, Shoqata e Intelektualëve të Pavarur Deçan, CPC – Center for Political Courage, POLIS, NOPM, GAIA – SCI Kosovo, CVE Analyst, FLOSSK, KADC.

Share:


Warning: Use of undefined constant news - assumed 'news' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/mint22shared/public_html/nsi/wp-content/themes/goodwish-child/single.php on line 40

Share:


Warning: Use of undefined constant newsletter - assumed 'newsletter' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/mint22shared/public_html/nsi/wp-content/themes/goodwish-child/single.php on line 158
This site is registered on wpml.org as a development site.