Ndryshimi i Rrymave: Çfarë nënkupton forcimi i opozitës për dialogun Kosovë–Serbi përmbledh gjetjet kryesore të një diskutimi joformal të mbajtur më 21 maj, i cili shqyrtoi se si zhvillimet politike në Kosovë dhe Serbi mund të ndikojnë në të ardhmen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Diskutimi trajtoi ngërçin strukturor në zemër të dialogut, pozicionet në zhvillim të Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandar Vučić, rolin e aktorëve opozitarë dhe të lëvizjes studentore në Serbi, si dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve. Megjithëse forcat opozitare në të dyja palët kanë fituar më shumë dukshmëri, pjesëmarrësit vlerësuan se asnjëra prej tyre aktualisht nuk ofron një alternativë të qartë dhe koherente për të tejkaluar ngërçin ekzistues, duke ngritur shqetësime se vazhdimi i stagnimit mund të dëmtojë më tej perspektivat për një zgjidhje të qëndrueshme.
Ky raport bazohet në diskutime të zhvilluara sipas Rregullit të Chatham House. Raporti është përgatitur me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED). Qëndrimet dhe opinionet e paraqitura në raport nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Nismës së Re Sociale (NSI), NED-it apo të pjesëmarrësve individualë. Raporti paraqet vetëm një përmbledhje të shkurtër të diskutimeve dhe gjetjeve kryesore.