Kjo përmbledhje e politikave është pjesë e projektit “Dialogu pas paqes? Një perspektivë gjinore mbi dialogët e shtegut të dytë në Kolumbi, Kosovë dhe Filipine”, financuar nga Rrjeti Zviceran për Studime Ndërkombëtare. Studimi hulumtoi nismat e dialogut joformal të udhëhequr nga gratë në këto tre kontekste pas-marrëveshjes së paqes dhe shqyrtoi se si këto kontribuojnë në ruajtjen dhe rimendimin e paqes. Hulumtimi në Kosovë u realizua në partneritet me Iniciativën e Re Sociale (NSI) dhe Artpolis, Prishtinë, dhe me Prof. Vjollca Krasniqi nga Universiteti i Prishtinës. Gjashtë diskutimeve në fokus grupe dhe tetë intervista individuale u zhvilluan në shtator 2024 me gjithsej 40 gra pjesëmarrëse në Prishtinë dhe Mitrovicën e Veriut.