Thirrje publike për studio animacioni apo agjenci marketingu

New Social Inititive (NSI) kërkon një studio të njohur animacioni apo një agjenci marketingu të interesuar për prodhimin e një video-animacioni mbi tri skenarë të mundshëm të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, bazuar në tekstin e hartuar nga ekspertët e politikave publike.

Nga kompania apo individi i interesuar pritet që të:

  • Të marrë pjesë në një takim online apo me prezencë fizike me ekipin e projektit të NSI-së për të diskutuar idetë për video-animacionin;
  • Të propozojë dy dizajne për videon promovuese, bazuar në diskutimet me NSI-në, deri më 30 gusht;
  • Të zhvillojë videon promovuese në gjuhën angleze, serbe dhe shqipe;
  • Të dorëzojë videon te Zyrtari i Projektit të NSI-së deri më 20 shtator; si dhe
  • Të adresojë çdo koment dhe të zbatojë ndryshimet e kërkuara në video deri më 5 tetor.

Oferta duhet të përfshijë çmimin (ose rangun e çmimeve) për sekondë, me një përshkrim sa më të detajuar të shërbimeve të përfshira, përfshirë përgatitjen e skenarit grafik (storybook/storyboard).

Për të dorëzuar ofertën e tyre, kandidatët e interesuar duhet të shkruajnë në office@newsocialinitiative.org deri më 10 gusht.

Informacion mbi projektin:

Thirrja publikohet si pjesë e projektit A New Generation of Peacemakers, i cili zbatohet nga New Social Initiative dhe financohet nga National Endowment for Democracy (NED).

Share:

Share: