far cry 1 pc game winamp player for windows 10 adobe creative suite 6 design standard price free maya free for windows 10 windows 10 version 1803 - error 0x80240fff free adobe indesign cc 2018 offline free how to download diablo 2 on windows 10 free

Nisja e projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”

Nisja e projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”

Aktivitetet e projektit janë hartuar në një mënyrë për të parë nga afër Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe implementimit të saj në Kosovë, veçanërisht shtylla e përqendruar në pjesëmarrjen e grave në iniciativat për ndërtimin e paqes dhe negociatave. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Nisma e Re Sociale (NSI) filluan të Mërkurën një projekt të ri – “Përfshirja e Grave në tryezën negociuese në Kosovë” – me një event gjithë ditorë në Prishtinë. Projekti u nis nga Ambasadori i BE, Tomáš Szunyog, i cili theksoi se progresi pozitiv në drejtim të barazisë gjinore nuk është rezultat i progresit natyror, por I përpjekjeve të shumë personave dhe bëri thirrje që këto përpjekje të zgjeroheshin.

Aktivitetet e projektit janë hartuar në një mënyrë për të parë nga afër Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe implementimit të saj në Kosovë, veçanërisht shtylla e përqendruar në pjesëmarrjen e grave në iniciativat për ndërtimin e paqes dhe negociatave.

Projekti është një vazhdim i projektit të EUSR (2019-2020) “Gratë në Politikë. Besimi, Ndikimi dhe Lidershipi Efektiv. Sigurimi i Proceseve të Dialogut Politik të Përgjegjshëm Gjinor dhe Gjithëpërfshirës,​​” objektivi i përgjithshëm i të cilit është të përmirësojë aftësinë e grupit të synuar të grave për të hyrë në pozitat e përgjegjësisë në negociata, si dhe për t’u angazhuar dhe mbrojtur përfshirjen e grave në nivele të larta – negociata të niveleve dhe dialogë politikë, si dhe t’i mundësojnë EUSR-së mbajtjen e dialogut mbi barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave me partnerë të rëndësishëm nga shoqëria civile lokale, shoqatat profesionale, institucionet e Kosovës dhe prania e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Paneli i parë në prezantimin “Përfshirja e Grave në tryezën negociuese në Kosovë”

Ngjarja gjithë ditore përfshiu gjithashtu një panel diskutimi me Besa Ismaili, Profesoreshë e Studimeve Gjuhësore dhe Gjinore, Raba Gjoshi, Studiuese për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësinë Tranzicionale, dhe Menaxheren Projekti te NSI, Milica Andrić Rakić, moderuar nga gazetarja Gentiana Begolli. Panelistë diskutuan Agjendën e Grave në Paqe dhe Siguri në Kosovë dhe zbatimin e Rezolutës 1325 mbi gratë, paqen dhe sigurinë.

Paneli i dytë në prezantimin “Përfshirja e Grave në tryezën negociuese në Kosovë”

Mbi 20 pjesëmarrëse femra nga sektori politik dhe i shoqërisë civile, disa pjesë e një vizite studimore në Bruksel dhe në organet e BE të organizuara në 2019 nën projektin “Gratë në Politikë, Besimi, Ndikimi dhe Lidershipi Efektiv” diskutuan gjithashtu të Mërkurën gjashtë ngjarjet e larmishme të ardhshme – trajnime, diskutime, debate dhe seanca për ndarjen e mësimit që do të përdoren për të përpiluar rekomandime për përfshirjen e grave në tryezat e negociatave. Gjetjet do të bëhen publike dhe do të paraqiten në raportin përfundimtar tek vendimmarrësit.

Diskutimi mbi aktivitetet vijuese u drejtua nga Këshilltarja për Gjini e EUSR, Reyes Charle, Drejtorja e Shoqatës së Grave të Bashkuara Vlora Hoti dhe Drejtorja e NSI Jovana Radosavljević.

Share:


Warning: Use of undefined constant news - assumed 'news' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/mint22shared/public_html/nsi/wp-content/themes/goodwish-child/single.php on line 40

Share:


Warning: Use of undefined constant newsletter - assumed 'newsletter' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/mint22shared/public_html/nsi/wp-content/themes/goodwish-child/single.php on line 158
This site is registered on wpml.org as a development site.