Kosova–Serbia deri në vitin 2030: Skenarë të mundshëm është rezultat i disa ushtrimeve të stu‐
hisë së ideve me ekspertë të politikave dhe aktivistë të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia.
Këta skenarë u hartuan nga Iniciativa e Re Sociale (IRS), bazuar në kontributet e pjesëmarrësve
nga Serbia dhe Kosova – shqiptarë të Kosovës dhe serbë të Kosovës – përfshirë ekspertë të huaj,
dhe shërbejnë si dokument që pasqyron se si e sheh IRS gjendjen aktuale.
Qëllimi i tyre është të parashikojnë një të ardhme të mundshme të marrëdhënieve Kosovë– Ser‐
bi dhe kështu të nxisin debat mbi supozimet kyçe që nevojiten për t’i çuar këto marrëdhënie në
vendin më të mirë të mundshëm, si dhe të paralajmërojnë për ato që do t’i shpinin në drejtimin
më të keq të mundshëm.
Dokumenti u shkrua dhe u redaktua pas sesioneve të veçanta të stuhisë së ideve dhe intervista‐
ve të organizuara që nga shkurti i vitit 2026.
Dokumenti është shkruar në kuadër të projektit të financuar nga Fondacioni Kombëtar për De‐
mokraci, i cili synon të fuqizojë shoqërinë civile dhe akterët rinorë që të angazhohen në mënyrë
efektive në normalizimin e marrëdhënieve dhe në iniciativat e bashkëpunimit rajonal që përf‐
shijnë Kosovën dhe Serbinë, të propozojnë zgjidhje dhe të avokojnë për zbatimin e tyre.