Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve për të drejtat e njeriut dhe rritja e edukimit për të drejtat e njeriut – HRN 1.0

Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve për të drejtat e njeriut dhe rritja e edukimit për të drejtat e njeriut - HRN 1.0
01/11/2021

Rrjeti i të Drejtave të Njeriut (HRN) është një rrjet i organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut që synon të analizojë, monitorojë, raportojë dhe avokojë së bashku për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Përveç kësaj, HRN kërkon të krijojë një qasje më kohezive dhe më të gjerë ndaj të drejtave të njeriut nga shoqëria civile në Kosovë, duke plotësuar një boshllëk të monitorimit dhe raportimit të të drejtave të njeriut dhe duke forcuar hapësirën qytetare në Kosovë.

Rezultati kryesor i projektit është raporti vjetor i përbashkët i shoqërisë civile për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Anëtarë të HRN janë Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), Shoqata e Paraplegjikëve dhe Fëmijëve të Paralizuar të Kosovës (HANDIKOS), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Rrjeti i Grave të Kosovës ( RrGGK), Iniciativa e Re Sociale (NSI), dhe Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE).

Kohëzgjatja e projektit: 7 muaj (nëntor 2021 – maj 2022)

Përkrahur nga UNMIK/OHCHR

Project News

Project In Media