Kolektivi i Kosovës – Formëzimi i dialogut konstruktiv ndëretnik

Projects Links

15/01/2021

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti ishte të kontribuojë në procesin e demokratizimit dhe dialogut konstruktiv ndëretnik përmes sfidimit të kapjes së shtetit në Kosovë duke nxitur dhe promovuar bashkëpunim dhe komunikim pozitiv ndër-komunitar mbi sfidat kryesore sociale. Për ta arritur këtë, ne krijuam atë që ne e quajmë Kolektiv të Kosovës, një organ ekspertësh shqiptarë dhe serbë që me punën e tyre ndikuan në diskursin publik dhe proceset e vendimmarrjes në nivelin kombëtar dhe sfiduan kapjen e shtetit.

Qëllimi i këtij projekti ishte të shfrytëzonte mundësinë dhe vrullin aktual, si dhe inteligjencën kolektive të ekspertëve, akademikëve dhe analistëve të rinj shqiptarë dhe serbë për të sfiduar shtetin e kapur dhe për të thyer këtë model të “politikave të bazuara etnike” dhe narrativave sunduese brenda shoqërisë kosovare. . Për më tepër, përmes këtij projekti dhe punës eksperte, ne u përballëm dhe demasuam mekanizmat sundues të elitave politike serbe dhe shqiptare dhe ofruam diskurs të përbashkët dhe vizion të përbashkët për sfidat e mëdha sociale në Kosovë.

Gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit ne organizuam 5 diskutime joformale për rregullat e Chatham House në Severna Mitrovica/Mitrovicën e Veriut, Brezovica/Brezovicë, Ferizaj/Uroševac dhe Prizren dhe përmblodhëm pikat kryesore të atyre diskutimeve në një raport gjithëpërfshirës. Raporti është i disponueshëm në seksionin tonë të Publikimeve në in anglishtserbisht and shqip.

Ne publikuam gjithashtu 22 Op-Eds, të cilët janë të disponueshme në tre gjuhë në website.

Një tjetër temë kërkon vëmendje të veçantë, kështu që kemi publikuar një raport të veçantë të shkurtër mbi pikat kryesore të diskutimit rreth dialogut të paralajmëruar të brendshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit serb të Kosovës, është në dispozicion vetëm në anglisht.

Projekti u mbështet nga Fondi Ballkanit për Demokraci të Fondit Gjerman të Marshallit të SHBA-së dhe USAID-it.

Kohëzgjatja e projektit: 01.12.2020 – 14.12.2021

Project News

Project In Media