U publikua Raporti i OShC-ve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2022!

U publikua Raporti i OShC-ve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2022!

Këtë javë u publikua raporti i katërt i përbashkët i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë për vitin 2022 dhe NSI ishte një nga kontribuuesit.

Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë ofron një pasqyrë të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2022, duke përfshirë problemet kryesore, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sfidat në përmbushjen e të drejtave të njeriut. Qëllimi i këtij raporti është të shërbejë si një mjet i pavarur për vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë, duke e plotësuar kështu boshllëkun ekzistues në raportimin e përbashkët për të drejtat e njeriut në Kosovë në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si dhe për ta përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet OShC-ve.

Tridhjetë e shtatë organizata të shoqërisë civile (OShC) që punojnë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë kanë bashkuar forcat për të hartuar këtë raport. Përveç rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet akterëve të ndryshëm të shoqërisë civile që vijnë nga sfera të ndryshme, ky raport synon të vazhdojë ofrimin e monitorimit dhe raportimit të përbashkët për të drejtat e njeriut në Kosovë në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Raporti trajton çështjet dhe sfidat urgjente të të drejtave të njeriut në Kosovë që u zgjodhën pas një shqyrtimi të plotë të kontekstit lokal gjatë një procesi konsultativ me një numër të OShC-ve të të drejtave të njeriut. Krahas kësaj, raporti ofron një sërë rekomandimesh konkrete për institucionet e Kosovës, të cilat synojnë përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë.

OShC-të që kontribuojnë në këtë raport u bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës dhe palëve të tjera të interesuara që të ndërmarrin veprimet dhe masat e duhura, sipas rekomandimeve të dhëna në raport, në mënyrë që të adresojnë shqetësimet dhe problemet e të drejtave të njeriut të identifikuara dhe të paraqitura në raport.

Në këtë raport kanë kontribuar 37 OSHC-të në vijim:

Activism Roots, Advancing Together (AT), Artpolis, Balkan Sunflowers Kosova (BSFK), Rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese në Ballkan (BIRN Kosova), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova), Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K), Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD), Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në
Kosovë (KOMF), Demokracia për Zhvillim (D4D), Lëvizja FOL, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës (Handikos), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj), Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Kosovo Women for Women (KW4W), Kosovo Young Lawyers (KYL), Qendra Burimore për Persona të Zhdukur (QBPZh), Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (RROGRAEK), Iniciativa e Re Sociale (IRS), OJQ Aktiv, Nevo Koncepti, Partners Kosova, Roma in Action (RIA), Reconciliation Empowering Communities (REC), Roma Versitas Kosovo (RVK), Save the Children Kosovo, Syri i Vizionit, Terre des Hommes Kosovo, Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve (VoRAE), Vullnetaret e Qytetit (VEQ), Kuvendi Rinor i Ferizajt (KRF), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), YMCA Kosovë.

Raporti i plotë është në dispozicion në faqen tonë të internetit në anglisht, serbisht dhe shqip.

Share:

Share: