jak aktywowa microsoft office 2010 professional plus free asus recovery disk windows 8 download free acdsee pro 10 key generator free c++ compiler for windows 10 free microsoft office word product key 2007 generator free windows 7 pro to windows 10 freeupgrade free

Fuqizimi i zërit të viktimave

Fuqizimi i zërit të viktimave

Gjatë 20 viteve të fundit, ka pasur shumë iniciativa në Ballkanin Perëndimor për t’u ballafaquar me të kaluarën, megjithatë shumë përpjekje kanë dështuar të përmbushin pritjet e viktimave dhe komuniteteve të prekura. Gjatë gjithë periudhës pas konfliktit, viktimat e konfliktit kanë luajtur një rol kryesisht margjinal dhe janë lënë jashtë procesit të drejtësisë tranzicionale dhe ballafaqimit me të kaluarën.

Milica Andrić Rakić është menaxhere e projektit në Iniciativën e Re Sociale, e cila së bashku me partnerë nga Kosova, Serbia, Maqedonia Veriore, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë për një projekt që synon kryesisht punën me viktimat dhe të mbijetuarit, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

“Projekti synon të forcojë organizatat e viktimave dhe të mbijetuarve të luftës në Kosovë, në Maqedoni dhe Serbi. Të gjitha organizatat ose shoqatat e regjistruara të familjeve të viktimave të luftës, por edhe grupe joformale. Tani jemi në fazën kur jemi duke bërë hulumtime se çfarë lloj organizatash ekzistojnë, çfare nuk ekzistojnë, ku qëndrojnë shumica e tyre, çfarë bëjnë dhe cilat janë mundësitë e tyre” – shpjegon Andrić Rakić.

Siç thekson ajo, gjetjet e para tregojnë se disa nga këto organizata janë të politizuara dhe se nuk ka organizata të viktimave dhe të mbijetuarve të komunitetit serbe me bazë në Kosovë.

“Shumica e tyre janë në Beograd. Brenda komunitetit serb, sektori civil i viktimave dhe të mbijetuarve të konflikteve nuk është i zhvilluar shumë, por kemi disa individë të cilët janë të shquar dhe flasin hapur për atë temë, por nuk janë domosdoshmërisht të organizuar, e që është një nga problemet në paraqitjen e kërkesave tek institucionet e Kosovës”, tha Andrić Rakić.

Projekti zbatohet nga një konsorcium i organizatave. Në Kosovë janë “Integra” dhe “Iniciativa e Re Sociale”, në Serbi – “Iniciativa Qytetare”, në Maqedoninë Veriore – “Aksioni i Paqes” nga Prilepi, nga SHBA dhe Hollanda – “Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale” dhe “PAX “.

“Integra dhe ne do të kryejmë hulumtime dhe vlerësime të nevojave të organizatave të viktimave të konfliktit në fazën e parë të projektit. Ideja është që më pas të punojmë me ta për të ngritur çfarëdo kapaciteti që u nevojitet, qofshin ato të një natyre organizative, apo ndonjë fushë tjetër që ata ndjejnë se kanë nevojë, për shembull avokimi, organizimi i trajnimeve. Më vonë, ne ndoshta do të punojmë në lidhjet rajonale mes organizatave të viktimave dhe të mbijetuarve të luftrave, dhe në atë fazë përfundimtare ne do të kemi grante për ato organizata, thirrje për aplikime dhe në atë kohë ne do të zgjerojmë aktivitetet në organizatat rinore që merren gjithashtu me drejtësi tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën”, shpjegon Andrić Rakić.

Fuqizimi i organizatave dhe lidhja e grupeve të ndryshme të viktimave të konfliktit, dokumentimi dhe ndarja e historive të tyre është një parakusht kryesor që institucionet të marrin parasysh nevojat e tyre, por edhe për suksesin e procesit të drejtësisë tranzicionale dhe ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor.

“Ndryshe nga iniciativat e drejtësisë tranzicionale që përqendrohen në kulturën e përkujtimi ose regjistrimi dhe identifikimi të viktimave, kjo iniciativë kërkon të fuqizojë ato ekzistuese dhe shoqatat e viktimave për të përfaqësuar jo vetëm interesat e tyre por edhe për t’u marrë me vetë drejtësinë tranzicionale, të tilla si pjesë e shoqërisë që pretendon më shumë të drejta me anë të një kërkese të tillë”, thekson Andrić-Rakić.

Teksti u botua fillimisht në Platformën e Ndërtimit të Besimit të Kosovës..

Share:


Warning: Use of undefined constant news - assumed 'news' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/mint22shared/public_html/nsi/wp-content/themes/goodwish-child/single.php on line 40

Share:


Warning: Use of undefined constant newsletter - assumed 'newsletter' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/mint22shared/public_html/nsi/wp-content/themes/goodwish-child/single.php on line 158
This site is registered on wpml.org as a development site.