Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë në vitin 2021
Ky dokument përbën raportin e tretë vjetor të OSHC-ve mbi situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2021. Raporti është realizuar bashkërisht nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) që punojnë në një numër të gjerë fushash që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Qëllimi i këtij raporti është të shërbejë si mjet i pavarur për vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë, duke e plotësuar kështu boshllëkun ekzistues në raportimin e përbashkët për të drejtat e njeriut në Kosovë në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si dhe për ta shtuar bashkëpunimin dhe koordinimin mes OSHC-ve.
Në këtë raport kanë kontribuar 37 OSHC-të në vijim:
Activism Roots, Advancing Together (AT), Artpolis, Rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese në Ballkan (BIRN), Balkan Sunowers Kosova (BSFK), Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim të Integruar – QBNN, Qendra për Veprime Armative Sociale (QVAS), Qendra për Barazi dhe Liri (QBL), Programi i të Drejtave Civile në Kosovë (PDC/K), Platforma CiviKos, Lëvizja FOL, Forumi për Nisma Qytetare (FIQ), Qendra e Inovacionit të Graqanicës (QIG), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), HANDIKOS, Qendra Juridike Humanitare në Kosovë (QJHK), Koalicioni i Organizatave Joqeveritare (OJQ) për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Koalicioni K10 me OJQ-në lidere Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF), Qendra Kosovare e Arsimit (QKA), Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRVT), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Kosova Young Lawyers (KYL), Këshilli Rinor Kosovar (KRK), Nisma Lokale LINK, Medica Gjakova, Qendra Burimore për Persona të Zhdukur (QBPZH), Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane të Kosovës (RROGRAEK), Nisma e Re Sociale (NRS), OJQ AKTIV, OJQ THY, Roma Versitas Kosova (RVK), Syri i Vizionit, Terre des Hommes Kosovo (TDH), Zëri i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve (VoRAE), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS).