THIRRJE E HAPUR: Negociatat simuluese: Marrëveshja Gjithëpërfshirëse për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Jeni hulumtues/e i/e ri/e nga Kosova ose Serbia të interesuar për Dialogun për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, apo student/e i/e interesuar për aktivitete jashtuniversitare që mund t’i ndihmojnë aftësitë tuaja debatuese?

Dëshironi ta kuptoni më mirë qëndrimin e palëve në negociatat Kosovë-Serbi?

Kemi një mundësi të mirë për ju!

Çka?: Punëtori dyditore për aftësim debatues dhe negociues

Kur?: 21-22 nëntor 2024

Ku?: Hotel Garden, Prishtinë 

Rreth punëtorisë: 

Punëtoria synon t’i përmirësojë aftësitë dhe taktikat debatuese të pjesëmarrësve përmes negociatave simuluese ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Grupeve të përziera do t’iu shpërndahen dokumente pozicionimesh të përgatitura nga një ekspert i politikave që përvijojnë qëllimet e negociatave të secilës palë, vijat e kuqe, rreziqet, etj. Pjesëmarrësit do të ndahen në dy grupe që do të justifikojnë qëndrimet e tyre.

Dita e parë e punëtorisë do t’i kushtohet njohjes me dokumentet e pozicionimeve dhe strategjive të brendshme të ekipit dhe negociatave. Dita e dytë vetëm negociatave dhe kornizës së marrëveshjes.

Kush mund të aplikojë: Të rinjtë (18-30 vjet) nga Kosova.

Kërkohet njohja e gjuhës angleze

Afati i Aplikimit: 8 Nëntor

Për të aplikuar: Ju lutem dërgoni CV tuaj dhe një letër të shkurtër motivuese në info@musineinstitute.org

Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrësve, udhëtimi dhe akomodimi, mbulohen nga programi.

Kjo punëtori ofron një mundësi unike për të kontribuar në zhvillimin e liderëve të rinj në Kosovë dhe për ta nxitur mirëkuptimin ndërkulturor. Mirëpresim aplikimet tuaja.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu, Zgjidhja, Ardhmëria”, të financuar nga Ministria e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë dhe të implementuar nga New Social Initiative Iniciativa dhe Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari.

Share:

Share: