Njoftimi i projektit: Linking Through Lenses

Njoftimi i projektit: Linking Through Lenses

NSI ka kënaqësinë të shpall projektin tonë më të ri #LinkingThroughLenses!

Projekti do të fuqizojë një grup me influencerë të ndryshëm nga Kosova për t’u angazhuar në fushata të komunikimit online dhe offline, perdorimin e teknologjise, ku së bashku me një kuptim të thellë të komunitetit të prodhojnë përmbajtje bindëse që promovon normalizimin e relacioneve, storje pozitive te ndërveprimit të komuniteteve në Kosove dhe në këte mënyre t’i largojnë efektivisht të thënat polarizuese, inflamatore dhe negative.

Projekti do të angazhojë influencerët vizualë (YouTubers, Instagramers, TikTokers, Bloggers, etj.) dhe influencerë të çështjeve publike (Artistë, Sportistë, Gazetarë) në krijimin e një mesazhi që do të promovojë bashkëpunime dhe bashkëveprime në tema jo-politike, tërheqëse për të rinjtë.

Rezultatet e pritura:  

– Përforcimi i kapacitetit të të rinjve për të shfaqur aftësitë e tyre kreative dhe inovative, si dhe të marrin pjesë në aktivitete që promovojnë “normalizimin e marrëdhënieve” në forma të ndryshme.

– Sigurohet një qasje “e re” në aktivitetet rinore ndëretnike, duke kombinuar një formë tërheqëse të ndikimit në publikun e gjerë dhe krijimin e përfitimeve shoqërore dhe të komunitetit.

– LTL rrit bashkëpunimin dhe lidhjen midis të rinjve nga të gjitha komunitetet.

Duke vepruar kështu, NSI ndjek vizionin e saj të një shoqërie gjithëpërfshirëse të ndërtuar mbi besimin dhe vlerësimin midis komuniteteve të saj. NSI beson se zgjidhjet e reja inovative për ndërtimin e besimit do të rezonojnë më mirë me qytetarët, veçanërisht me të rinjtë dhe se korniza pozitive e marrëdhënieve ndëretnike mund të zvogëlojë forcën dhe ndikimin malinj të rrëfimeve negative qe i shoqërojnë ata.


* Projekti financohet nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme Zvicerane (DFPJZ).

Share:

Share: