Milica Andrić Rakić

Menaxheri i Programit

ka qenë në sektorin e shoqërisë civile që nga viti 2015. Ajo ka punuar si studiuese dhe analiste e politikave për shumë organizata joqeveritare dhe kompani konsulence deri në vitin 2018 kur u bë gazetare. Si analiste e politikave, ajo u mor gjerësisht me zbatimin e kornizës ligjore në lidhje me komunitetet jo-shumicë në Kosovë, veçanërisht qasjen në dokumente, lirinë e lëvizjes, arsimin në gjuhën serbe dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Ajo është autore dhe bashkëautore e dhjetra dokumenteve të politikave dhe raporteve, përfshirë sondazhet e opinionit publik në lidhje me perceptimin e gjuhës serbe dhe shqipe, simbolikën e urës së Ibrit në Mitrovicë, sigurinë e komunitetit serb të Kosovës, nivelin e kënaqësisë me performancën e ish-institucioneve serbe të integruara në sistemin ligjor dhe administrativ të Kosovës dhe të tjerët. Milica është diplomuar për gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës i vendosur përkohësisht në Mitrovicën Veriore dhe gjithashtu ka përvojë në mësimdhënie.