Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë ofron një pasqyrë të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2023, duke përfshirë problemet kryesore, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sfidat në përmbushjen e të drejtave të njeriut. Raporti është hartuar bashkërisht nga organizatat e shoqërisë civile (OShC-të) të cilat punojnë në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Qëllimi i këtij raporti është të shërbejë si një mjet i pavarur për
vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë, duke e plotësuar kështu hendekun ekzistues në raportimin e përbashkët për të drejtat e njeriut në Kosovë në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si dhe për ta përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet OShC-ve.