KOMUNIKATË PËR SHTYP – Organizatat e shoqërisë civile dhe mediat

Me rastin e thirrjes publike të publikuar së fundmi nga Zyra për Çështje të Komuniteteve (Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programete OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë, Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë si dhe OJQ-ve që kontribuojnë në Aktivitetet Kulturore të cilat promovojnë kulturën, traditën, gjuhën, trashëgiminë kulturore dhe identitetin e pjesëtarëve të komuniteteve) dhe vendimit të komisionit lidhur me thirrjen në fjalë, theksojmë si në vijim:

  • Zyra për Çështje të Komuniteteve me vendimin për ndarjen e mjeteve për organizatat joqeveritare dhe media, të publikuar më 10 korrik në ueb faqen e Zyrës së Kryeministrit, duke bërë diskriminim institucional dhe duke demonstruar jo-transparencën si dhe injoruar obligimet e institucioneve për respektimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, ka shkelur parakushtet procedurale dhe administrative.
  • Vejmë në pah zbatimin jo konsistent të ligjit, i cili dëmtoi organizatat nga komunitetet jo-shumicë. Domethënë, në listën paraprake të publikuar në faqen e Zyrës së Kryeministrit, shumica e organizatave vijnë nga radhët e komunitetit shqiptar, edhe pse nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara në thirrje.
  • Veçanërisht theksojmë se me listën e publikuar, Qeveria vazhdon të tregojë tendencë për mosrespektim të ligjeve që rregullojnë respektimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, e me këtë edhe të drejtave të qytetarëve të nacionalitetit serb, dhe se ndaj qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave nga radhët e komunitetit serb vazhdimisht zbaton qëndrim përjashtues.
  • Dhe përderisa projektet e financuara nga buxheti, të shpallura nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, duhet, siç thuhet në “Thirrjen Publike -t’ju japin prioritet organizatave joqeveritare/mediave jo vetëm që punojnë për komunitet por që kanë bazë në komunitet”, është e qartë se kësaj radhe është bërë një lëshim, i cili ka rezultuar me anashkalimin e komuniteteve jo-shumicë.
  • Njëkohësisht tërheqim vëmendjen mbi komunikimin e dobët publik me qytetarët nga komunitetet jo-shumicë, si dhe mungesën e përpjekjeve për t’i bërë thirrjet për aplikime dhe rezultatet e thirrjes të dukshme dhe të qasshme për të gjithë.
  • Gjithashtu në pikëpyetje është vënë edhe përbërja e anëtarëve të komisionit për vlerësimin e projekteve.

Pas vendimit të fundittë Zyrës për Çështje të Komuniteteve mbesin shumë pyetje të hapura, por një gjë është e qartë –jemi dëshmitarë të shkeljes së ligjit dhe thellimit të hendekut edhe ashtu të madh ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të nacionalitetit serb në Kosovë. Marrë parasysh sa më sipër, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të anulojë rezultatet e kësaj thirrjeje dhe të hapë një thirrje të re, duke demonstruar kështu aftësinë për të respektuar pa dallim ligjin dhe qytetarët nga komunitetet jo-shumicë, të drejtat e të cilëve shpesh nuk respektohen.

Nëshkruesit:

1. Aktiv

2. Centar za mir i toleranciju

3. Etno izvor

4. Humani centar Mitrovica

5. Komunikacija za razvoj društva -CSD

6. Medija centar

7. NEW PRESS produkcija

8. Nova društvena inicijativa – NSI

9. Omladinska parteška aktivnost

10. RTV KIM

11. Udruženje poslovnih žena „Avenija“

Share:

Share: