Komunikatë për media

Iniciativa e Re Sociale shpreh shqetësim të thellë për veprimet e Ujësjellësit Rajonal Prishtinë, Policisë dhe disa mediave gjatë aksionit të fundit në Komunën e Graçanicës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, këtë muaj ka filluar një aksion për shkyçjen e debitorëve nga sistemi i ujësjellësit,që i kishin borxh kompanisë më shumë se 100 euro. Aksioni i paralajmëruar paraprakisht për media ka filluar edhe në Graçanicë të mërkurën më 26 korrik.

Ndërkohë që ndërprerja e shërbimeve ndaj debitorëve është një veprim normal, mënyra e ekzekutimit të tij ishte triumfaliste dhe e padenjë për standardet profesionale të policisë dhe disa mediave që raportuan për të. Është e paqartë se përse, në radhë të parë, Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka kërkuar që operacionet e zakonshme te shkycjes të xhirohen nga media. Sidomos, duke pasur parasysh faktin se kjo mundësoi ekipet mediatike të hynin në pronë private të rrethuar, pa leje të qytetarëve të këtyre pronave. Në anën tjetër, postimet e shumta të mediave aktuale tregojnë se, Ujësjellësi Rajonal Prishtina është kujdesur që mediat të jenë prezente, por nuk është kujdesur që të jetë prezent një përkthyes i serbishtes, akt ky, që i ka privuar klientët serb të ujësjellësit nga e drejta për një komunimim të denjë dhe të mirëfillt.

Barriera gjuhësore nuk ka mundur të kapërcehet as nga patrulla e policisë së Kosovës që ka siguruar aksionin. Policët, në kundërshtim me obligimin institucional për të siguruar përkthimin në të gjitha gjuhët zyrtare të Kosovës, përfshirë edhe serbishten, kërkuan nga qytetarët serbë të Kosovës të flasin në gjuhën shqipe. Postimet e shumta të dy video-incizimeve të situatave të tensionuara në të cilat cenohej privatësia dhe dinjiteti i qytetarëve, janë pritur me fjalë lavdëruese për policët që këmbëngulën se qytetarët serbë të flisnin shqip, ndërkohë që edhe disa media dhanë një gjykim moral për aktin, duke e quajtur atë “të denjë dhe me plot respekt”.

Veprime të tilla nga kompanitë private, institucionet dhe disa media tregojnë se intoleranca etnike po përhapet nga deklaratat politike në veprime institucionale.

Linqet:

https://www.facebook.com/fakteplus/videos/1470299023814325/?extid=CL-UNK-UNK-UNK-IOS_GK0T-GK1C&mibextid=2Rb1fB&ref=sharing

https://www.facebook.com/NeDemos/videos/659962116155064/?vh=e&mibextid=v7YzmG

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid037f2hrvQF5iCU9sjabJjg6uXN6uBikqmbtyfN1MKvonYbv53MDGMWDw8yEe3YQRqMl&id=100094883510514&mibextid=Nif5oz

https://www.facebook.com/lajminetvideosss/videos/1037222943824951/?extid=CL-UNK-UNK-UNK-AN_GK0T-GK1C&mibextid=2Rb1fB&ref=sharing

Share:

Share: