Më 15 maj 2023, Ministria e Drejtësisë e Kosovës publikoi draftin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale në platformën e konsultimeve publike konsultimet.rks.
Iniciativa e Re Sociale (NSI) ka marrë pjesë në procesin e konsultimit lidhur me këtë dokument, ndër të tjera, ka organizuar diskutime publike me pjesëtarët e komunitetit serbe dhe të komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë, në mënyrë që pikëpamjet dhe nevojat e këtyre komuniteteve të përfshihen në dokumentin.
Fatkeqësisht, draft-strategjia e publikuar nga Ministria e Drejtësisë ka injoruar sugjerimet dhe komentet si të Iniciativës së Re Sociale ashtu edhe të anëtarëve të komuniteteve joshumicë të shprehura në konsultimet publike. Drafti i Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale në dispozicion të publikut nuk pasqyron pikëpamjet e Iniciativës së Re Sociale dhe pikëpamjet e shprehura të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë në Kosovë.