Në fund të vitit 2020, Iniciativa e Re Sociale (NSI) ka lançuar Linking Through Lenses – #LTLKosovo, një program që synon të forcojë ndikimin dhe shtrirjen e dialogut të besueshëm të orientuar drejt ose promovimit të zërave pajtues të të rinjve kosovarë për të sfiduar narrativat toksike në sferën e internetit dhe eventualisht të kontribuojë në ndryshimin e qëndrimeve ndaj multikulturalizmit tek të rinjtë në Kosovë.
Duke u mbështetur në suksesin e këtij programi, NSI përpiqet të çojë LTL më tej dhe të mbështesë iniciativat që mund të rezultojnë në një ndryshim të sjelljes së të rinjve në Kosovë të frymëzuara nga LTL ose fushata të ngjashme që promovojnë bashkëpunimin ndëretnik.
Iniciativa #LTLChange është një nismë e tillë, e cila synon të adresojë pamjaftueshmërinë e kapaciteteve dhe vetëbesimit të aktorëve të shoqërisë civile për të nxitur kohezionin social në komunitete të ndryshme etnike duke mbështetur aktivitete të përbashkëta midis të rinjve, qytetarëve, shoqërisë civile dhe ndikuesve për të adresuar çështjet e komuniteteve ndëretnike dhe të mobilizojnë dhe mbështesin agjentët lokalë të ndryshimit për të vepruar në mënyrë efektive dhe thelbësore për çështjet për të cilat ata interesohen.
Të gjitha përmbajtjet e lidhura me LTL do të jenë të disponueshme në faqen tonë të internetit dhe llogaritë e mediave sociale LTL në Facebook, Instagram, Twitter.
LTL mbështetet nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës (FDFA) përmes Ambasadës Zvicerane në Kosovë dhe Fondit Rockefeller Brothers (RBF).
Kohëzgjatja e projektit: 18 muaj (qershor 2022 – janar 2024)