Perspektiva e Qytetarëve për një Strategji të Ardhshme për Drejtësinë Tranzicionale në Kosovë

Ky raport synon të sjellë perspektivën e qytetarëve të Kosovës mbi drejtësinë tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën, e cila duhet të merret parasysh kur hartohet një strategji e ardhshme kombëtare për drejtësinë tranzicionale. Ndërsa studimi nuk ofron një model se si duhet të duket strategjia e ardhshme për drejtësinë tranzicionale, ai ofron një përmbledhje të qëllimeve, përparësive dhe çështjeve më të spikatura që qytetarët në Kosovë i konsiderojnë si thelbësore për tu adresuar dhe përfshirë në strategji. Raporti duhet të lexohet si një plotësim i studimit të botuar më parë me titull “Demokratizimi i Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë” (maj 2020), i cili ofron një rishikim të hollësishëm të nismave të kaluara të drejtësisë tranzicionale në Kosovë dhe propozoi një qasje me katër hapa për zhvillimin e një infrastrukture institucionale për ballafaqimin me të kaluarën në Kosovë.

Ky raport është prodhuar si pjesë e një projekti 12-mujor “Korniza e Shoqërisë Civile për një Strategji Kombëtare për Ballafaqimin me të Kaluarën në Kosovë”, zbatuar nga Iniciativa e Re Sociale, Integra dhe PAX, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe bashkë -financuar nga PAX.

Autor nga Dr. Gëzim Visoka dhe Besart Lumi.

Share: