Partitë politike të serbeve të Kosovës në sistemin politik kosovar: Nga pluralizmi në monizëm
“Demokracia, hapja dhe perspektiva e komunitetit serb në Kosovë – Open” është një nismë e re e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), e filluar në vitin 2020. Open zbatohet në bashkëpunim me nëntë organizata të shoqërisë civile që veprojnë në komunitetin serb në Kosovë.
Qëllimi i përgjithshëm i nismës së re është të zhvillojë një hapësirë të hapur dhe dinamike për diskutim brenda komunitetit serb, në mes të komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera, si dhe institucioneve në Kosovë.
Partitë politike dhe politika serbëve të Kosovës u zhvilluan në një mjedis kompleks socio-politik. Të nxënë midis një çekani dhe kudhre, varësisë politiko-ekonomike dhe besnikërisë së kërkuar nga Beogradi, si dhe presionit për të marrë pjesë në jetën politike të Kosovës, serbët e Kosovës, përkundër përpjekjeve të shumta, ishin përgjithësisht të kufizuar në artikulimin e politikave të tyre. Të ballafaquar me një deficit demografik, emigracion, mungesë të potencialit njerëzor, si dhe humbje të elitës intelektuale dhe akademike, ata ishin kryesisht (përveç në momente të rralla) të dënuar të jenë një instrument politik, por jo një akter i rëndësishëm politik.