U publikua Raporti i OShC-ve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2021!

U publikua Raporti i OShC-ve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2021!

Këtë javë u publikua raporti i tretë i përbashkët i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë për vitin 2021 dhe NSI ishte një nga kontribuesit.

Raporti paraqet një pasqyrë të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2021, duke përfshirë problemet dhe sfidat më urgjente për realizimin e të drejtave të njeriut si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. Raporti vlerëson të drejtat civile dhe politike; të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore; çështjet e të drejtave të njeriut që kanë të bëjnë me grupe dhe persona specifik në situata të cenueshme dhe disa tema ndërsektoriale të të drejtave të njeriut, si drejtësia tranzicionale, korrupsioni dhe të drejtat e njeriut, si dhe mjedisi dhe të drejtat e njeriut.

Tridhjetë e shtatë organizata të shoqërisë civile (OShC) që punojnë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë kanë bashkuar forcat për të hartuar këtë raport. Përveç rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet akterëve të ndryshëm të shoqërisë civile që vijnë nga sfera të ndryshme, ky raport synon të vazhdojë ofrimin e monitorimit dhe raportimit të përbashkët për të drejtat e njeriut në Kosovë në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Raporti trajton çështjet dhe sfidat urgjente të të drejtave të njeriut në Kosovë që u zgjodhën pas një shqyrtimi të plotë të kontekstit lokal gjatë një procesi konsultativ me një numër të OShC-ve të të drejtave të njeriut. Krahas kësaj, raporti ofron një sërë rekomandimesh konkrete për institucionet e Kosovës, të cilat synojnë përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë.

OShC-të që kontribuojnë në këtë raport u bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës dhe palëve të tjera të interesuara që të ndërmarrin veprimet dhe masat e duhura, sipas rekomandimeve të dhëna në raport, në mënyrë që të adresojnë shqetësimet dhe problemet e të drejtave të njeriut të identifikuara dhe të paraqitura në raport.

Në këtë raport kanë kontribuar 37 OSHC-të në vijim:

Activism Roots, Advancing Together (AT), Artpolis, Rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese në Ballkan (BIRN), Balkan Sunflowers Kosova (BSFK), Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim të Integruar – QBNN, Qendra për Veprime Afirmative Sociale (QVAS), Qendra për Barazi dhe Liri (QBL), Programi i të Drejtave Civile në Kosovë (PDC/K), Platforma CiviKos, Lëvizja FOL, Forumi për Nisma Qytetare (FIQ), Qendra e Inovacionit të Graqanicës (QIG), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), HANDIKOS, Qendra Juridike Humanitare në Kosovë (QJHK), Koalicioni i Organizatave Joqeveritare (OJQ) për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Koalicioni K10 me OJQ-në lidere Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF), Qendra Kosovare e Arsimit (QKA), Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRVT), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Kosova Young Lawyers (KYL), Këshilli Rinor Kosovar (KRK), Nisma Lokale LINK, Medica Gjakova, Qendra Burimore për Persona të Zhdukur (QBPZH), Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane të Kosovës (RROGRAEK), Nisma e Re Sociale (NRS), OJQ AKTIV, OJQ THY, Roma Versitas Kosova (RVK), Syri i Vizionit, Terre des Hommes Kosovo (TDH), Zëri i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve (VoRAE), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS).

The full report is available in AnglezeSerbe and Shqipe.

Share:

Share: