Thirrje për shprehje të interesit
Thirrje për shprehje të interesit
për Shoqatat e Viktimave për pjesëmarrje në projektin
“Fuqizimi i zërave gjithpërfshirës të viktimave, transformimi i narrativave”
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të kërkojë shprehje të interesit nga grupet e viktimave, organizatave dhe asociacioneve (shoqatat e familjeve të personave të pagjetur, familjet e viktimave të regjistruara, viktimat e torturës, dhunës seksuale si dhe shkeljeve të bazuara në gjini, ish të burgosurit, personat e zhvendosur brenda vendit dhe kategori të tjera të viktimave) për pjesëmarrje dhe bashkëpunim në projektin“Fuqizimi i zërave gjithpërfshirës të viktimave, transformimi i narrativave” (SIVV). Ky projekt është një iniciativë e përbashkët e implementuar në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni të Veriut, nga Lëvizja për Paqe PAX, Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (ICTJ), Integra, Nisma e Re Shoqërore (NSI), Iniciativat Qytetare (CI), dhe Veprimi për Paqe (PA), mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Rreth projektit
Projekti SIVV është dizajnuar si një veprim në mbështetje të iniciativave të udhëhequra nga viktimat, të cilat mund të iu kundëvihen një mohimi të gjërë për krimet e luftës, falsifikimit të historisë dhe përhapjes së politikave etno-nacionaliste në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke adresuar nevojat organizative dhe duke u fokusuar në ngritje të kapaciteteve të organizatave të grupeve të viktimave. Në një kontekst të polarizuar të Ballkanit Perëndimor, shumica e grupeve të viktimave nuk kanë pasur mundësi të dokumentojnë ose të ndajnë përvojat e tyre, të gjejnë të vërtetën, ose të kompensohen; ato kanë mbetur në një mjedis ku shpeshherë nuk kanë mundësi të ngrisnin zërin e tyre. Ato gjithashtu përballen edhe me pengesa institucionale dhe shoqërore, me pozicionim jo të mirë në gjykimet kriminale; mbështetje e vogël shtetërore, duke përfshirë reparacionet financiare dhe materiale; mbështetje të vogël prej donatorëve dhe mungesë të bashkëndjenjës dhe njohjes së vuajtjeve e përvojave të tyre në një shoqëri e cila zgjedh të mos shohë viktimat dhe problemet e tyre.
Kjo është arsyeja pse me fuqizimin e kapaciteteve të asociacioneve të viktimave; në nivele analitike dhe organizative, projekti ka për qëllim të riformësoj sektorin e shoqërisë civile që ka në fokus drejtësinë tranzicionale, ku asociaconet e viktimave kanë një rol udhëheqës në ballafaqimin me të kaluarën dhe ndërtimin e paqes.
Objektivi kryesor
Projekti ka për qëlllim të mbështesë iniciativa kuptimplote të drejtësisë tranzicionale të udhëhequra nga viktimat, me objektivin e përgjithshëm për të gjeneruar politika kombëtare dhe rajonale për ballafaqimin me të kaluarën, të cilat integrojnë në mënyrë kuptimplotë nevojat dhe kërkesat e viktimave dhe grupeve të tjera të prekura nga konfliktet dhe për të kundërshtuar urrejtjen dhe diskurset nacionaliste.
Periudha e Implementimit
Shtator 2021 – Gusht 2023
Fazat e përfshirjes (projekti)
Organizatat e grupeve të viktimave që dëshirojnë të marrin pjesë në projekt pritet të marrin pjesë në:
– Program trajnimi të përshtatur për grupet e viktimave – Përmes programit të trajnimit të përshtatur, do të rriten kapacitetet e grupeve të viktimave dhe grupeve tjera të prekura në mënyrë që nevojat e tyre të adresohen dhe të fuqizohen ashtu që të dëgjohen zërat e tyre. Trajnimi do të përfshijë zhvillimin e kapaciteteve në nivel tematik dhe institucional. Niveli tematik përfshin trajnimin mbi parimet e drejtësisë tranzicionale (DT), për të kuptuar një përspektivë më të gjerë të DT-së dhe parimeve udhëzuese (që kanë të bëjnë me dinjitetin, të drejtat, përfshirjen, etj.). Ky aktivitet do të ketë 5 module:
- Ballafaqimi me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale
- Avokimi
- Përkujtimi dhe dokumentimi
- Zhvillimi i projekt propozimeve, ngritja e fondeve dhe implementimi i projekteve
- Kapacitetet organizative; menaxhimi dhe financa
– Takime nacionale dhe rajonale me grupet e viktimave mbi parimet e DT – Takimet nacionale do të organizohen në secilin vend ku implementohet projekti, mbi konceptet, mekanizmat dhe parimet e DT-së. Nga këto takime, parimet e DT-së në kontekstin lokal do të bashkë-hartohen me grupet e synuara të cilat do të udhëheqin aktivitetet e tyre të mëtejshme, veçanërisht dialogjet dhe aktivitetet avokuese lokale. Takimet rajonale do të organizohen në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni të Veriut për të nxitur shkëmbimin dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit në mes grupeve të ndryshme të viktimave. Takimet rajonale do të përdoren edhe për të gjeneruar një grup parimesh që do të publikohen dhe të referohen në aktivitetet në terren dhe në iniciativa për ndryshim të politikave drejt autoriteteve lokale dhe nacionale, si dhe drejt Bashkimit Evropian.
– Skemat e dhënies së granteve për grupet e viktimave – Organizatat, stafi i së cilave ka qenë pjesë e programit të trajnimit, do të ketë mundësinë të aplikojë për grante përmes skemave të dhënies së granteve. Kjo mbështetje e drejtëpërdrejt ka për qëllim t’i lejojë përfituesit e granteve të dizajnojnë dhe implementojnë aktivitetet e tyre në lidhje me avancimin e drejtësisë tranzicionale me mbështetjen e Integra-s dhe NSI. Përgjithësisht, aktivitetet e pranueshme për marrjen e granteve përfshijnë:
- Dokumentimi në formën e iniciativave jo formale në kërkimin e së vërtetës dhe historisë gojore për të krijuar të dhëna historike për një rajon/periudhë/ngjarje apo grup specifik
- Projekte për ruajtjen e kujtesës
- Aktivitetet për përfshirjen e komunitetit dhe dialogut
- Projekte të vogla kërkimore
- Hulumtim me pjesëmarrje të grupeve të viktimave (në të cilin grupet e viktimave ose të rinjtë kryejnë kërkimet/hulumtimet e tyre, të mbështetura nga partnerët e projektit)
- Dokumentim (përfshirë hulumtim me pjesëmarrje të grupeve të viktimave) në atë se si familjaret gra të personave të pagjetur janë prekur në aspektin ekonomik dhe shoqëror nga humbja e bashkëshortëve/baballarëve të tyre, dhe ndonjë sfidë specifike që ato hasin në kërkim të së vërtetës (si për shembull: ngacmim seksual nga autoritetet)
- Avokimi ndaj autoriteteve lokale dhe kombëtare për politikat që avancojnë gjetjen e së vërtetës, korrigjimin dhe drejtësinë
- Projekte të edukimit
- Projekte që përfshijnë të rinjtë/gjeneratat e reja (p.sh. mbi historitë gojore, ruajtjen e kujtesës)
- Vizita studimore
- Aksione përkujtimore apo aksione rrugore
- Prodhime mediatike dhe arti, duke përfshirë prodhime inovative dixhitale
- Ngritje institucionale/regjistrimi i grupit/shoqatës së viktimave, përfshirë trajnime bazë
– Aktivitete të dialogut lokal – Integra dhe NSI do të organizojnë aktivitete për grupet e viktimave dhe grupet e të rinjëve prej komuniteteve të ndryshme, duke përfshirë edhe autoritetet lokale dhe udhëheqësit fetarë, me qëllimin që të arrihet një dialog gjithëpërfshirës në drejtësinë tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën. Qëllimi është që të krijohet një hapësirë e sigurtë për ndarjen e rrëfimeve/përjetimeve me të tjerët dhe të arrihet një kuptim më i gjërë i nevojave të viktimave në nivelin lokal.
Kriteret për aplikim
– Asociacioni, organizata, shoqata të jetë zyrtarisht i regjistruar si një organizatë jo-qeveritare dhe jo-profitabile kosovare
– Të jetë një asociacion, organizatë apo shoqatë aktive
– Të përfaqësojë një apo më shumë grupe të viktimave dhe grupe të tjera të prekura.
Dokumentet e kërkuara:
– Shprehja e interesit duhet të përmbajë një letër motivuese me përshkrimin e organizatës – misionit, qëllimeve, vitin e themelimit, përshkrimin e grupit të viktimave që përfaqëson organizata, motivimin për pjesëmarrje në projekt dhe detajet e kontaktit. Letra motivuese nuk duhet të jetë më e gjatë se tri faqe dhe duhet të dërgohet në email adresën: info@ngo-integra.org për shprehje të interesit në gjuhën shqipe.
Afati i fundit për dërgimin e Shprehjes së Interesit është 12 shtator 2021.