devil may cry 1 pc game ij scan utility windows 10 free brian lara cricket 2007 game for pc icq windows 10 install microsoft powerpoint 2013 free teredo tunneling pseudo-interface driver download windows 10 free windows 10 enterprise ltsc 2019 update free microsoft office access 2007 freefor windows 7 free

RCT: Mbrëmja e tregimeve me puntorët e mediave

RCT: Mbrëmja e tregimeve me puntorët e mediave

Si është e organizuar redaksia juaj? A keni vështirësi në marrjen e informacionit zyrtar? A i respektojnë zyrtarët publikë gazetarët? Këto janë disa nga pyetjet që u dëgjuan gjatë ngjarjes së djeshme të tregimeve me gazetarë të rinj, punonjës të mediave dhe studentë të gazetarisë.

Një grup prej dhjetë personave nga Mitrovica Veriore dhe Jugore dhe Prishtina u mblodhën në orët e mbrëmjes në çatinë tonë në Mitrovicën Veriore, të gatshëm për të shkëmbyer historitë dhe përvojat e tyre në lidhje me bashkëpunimin ndëretnik midis punëtorëve të mediave.

Disa nga pjesëmarrësit nuk kishin përvojë në bashkëpunim me gazetarë nga grupe të ndryshme etnike, por ata thanë se ky bashkëpunim bazohet kryesisht në shkëmbimin e kontakteve dhe prezantimin e burimeve. Një gazetar që kishte përvojë në raportimin e përbashkët me një gazetar tjetër nga një grup i ndryshëm etnik nënvizoi rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë pasi ekspozimi ndaj perspektivave të ndryshme fillon me peisazhin mediatik.

Mbrëmja e tregimeve u organizua jo vetëm për të bashkuar profesionistë të rinj, por edhe për të prezantuar programin e Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit në mediat lokale. Qëndroni të kyqur për një video reportazh nga ngjarja e realizuar nga një portal lokal, Alternativna.

Ky ishte një nga shumë aktivitetet e programit pesë-vjeçar për Pajtim dhe Transformim të Konfliktit që Iniciativa e Re Sociale po zbaton në partneritet me Community Building Mitrovica dhe Youth Initiative for Human Rights – Kosovo.

Mbështetur nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë.

Share:


Warning: Use of undefined constant news - assumed 'news' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/mint22shared/public_html/nsi/wp-content/themes/goodwish-child/single.php on line 40

Share:


Warning: Use of undefined constant newsletter - assumed 'newsletter' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/mint22shared/public_html/nsi/wp-content/themes/goodwish-child/single.php on line 158
This site is registered on wpml.org as a development site.