Premiera në Facebook ”Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën

Premiera në Facebook ”Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën

Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën është një iniciativë qytetare e promovuar nga organizata të shoqërisë civile dhe një grup profesionistësh në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën.

Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën është një iniciativë qytetare e promovuar nga organizata të shoqërisë civile dhe një grup profesionistësh në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën.

Ky grup ka nisur një iniciativë të përbashkët për të hartuar dhe aprovuar një sërë parimesh që do të informojnë dhe udhëzojnë akterët politik dhe publik se si të trajtojnë viktimat, të mbijetuarit/at, të kaluarën e dhimbshme dhe narrativat historike. Kjo nismë synon të parandalojë diskursin dhe veprimet e dëmshme në lidhje me trashëgiminë e konfliktit dhe do të shërbejë si një document referues, ku secili/a që shkel parimet e tij/saj duhet të mbahet moralisht përgjegjës.

Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën në kontekstin e Kosovës janë përpiluar nga Koalicioni Joformal për Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën që përbëhet nga 5 organizata dhe një eksperte: Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin të Mbijetuarëve të Torturës, Nisma e Re Sociale, Integra, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) dhe Nora Ahmetaj. Gjatë vitit të kaluar, ky grup ka punuar ngushtë së bashku për të krijuar një dokument i cili shpresojmë të parandalojë diskursin dhe veprimet e dëmshme në lidhje me trashëgiminë e konfliktit në Kosovë.

Për të lexuar dokumentin e plotë, klikoni këtu  👉 https://bit.ly/3oFkiOy 

Shikoni premierën 👉 http://bit.ly/3pDnTy5 

Iniciativa mbështetet nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, Ambasada Britanike në Kosovë përmes UNDP në Kosovë.

Share:

Share: