comic book collector achievement free acdsee pro 8 full crack 32 bit free windows 10 pro windows home free logic pro x jam pack free adobe flash professional cc 2017 full free hp protecttools security manager download windows 10 free anyconnect download windows free como hacer zoom en sony vegas pro 12 free

OJQ dënojnë gjuhën e urrejtjes kunder shqiptarëve e përdorur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin

OJQ dënojnë gjuhën e urrejtjes kunder shqiptarëve e përdorur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin

Ne, organizatat e shoqërisë civile të nënshkruara më poshtë nga Kosova dhe Serbia, dënojmë ashpër gjuhën fyese dhe poshtëruese të ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ndaj shqiptarëve. I bëjmë thirrje qeverisë së Serbisë, respektivisht kryeministres së Serbisë, Ana Brnabić, të reagojë dhe të dënojë përdorimin e gjuhës së tillë të urrejtjes nga ministri Vulin dhe të apelojë kundër përdorimit të fjalës ‘Šiptar’. Më 20 maj 2022, ministri Vulin e përdori fjalën ‘Šiptar’ në mënyrë të përsëritur për t’iu referuar shqiptarëve, dhe deklarata e tij për media është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Në vitin 2018, gjyqësori serb e gjeti fjalën ‘Šiptar’ si fyese dhe u etiketua si gjuhë urrejtjeje. Pavarësisht kësaj, ministri Vulin e ka përdorur në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme në rastin kur iu referohet shqiptarëve dhe vazhdon ta bëjë këtë pa asnjë pasojë në pozicionin e tij publik. Zyrtarët publikë që përdorin gjuhën e urrejtjes nuk kanë vend në qeveri. Gjuha e urrejtjes minon përhapjen e vlerave evropiane në shoqëritë tona, duke përfshirë kornizën normative për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe funksionimin e një shoqërie demokratike dhe tolerante. Për më tepër, kur gjuha e urrejtjes përdoret lirisht nga zyrtarë të lartë të qeverisë, për të synuar një grup të caktuar etnik, ajo mund të ketë pasoja shkatërruese, pasi nxit diskriminimin, radikalizimin etno-politik dhe potencialisht çon në dhunë. Retorika e përdorur nga ministri Vulin në fjalimin e tij është e njëjta retorikë e përdorur nga mediat dhe zyrtarët gjatë viteve te nëntëdhjeta për të dehumanizuar popullatën shqiptare dhe për të nxitur keqtrajtime, shkelje të të drejtave të njeriut dhe në fund krime lufte në Kosovë. Përdorimi i gjuhës së urrejtjes nga zyrtarë të lartë të qeverisë, siç është rasti me ministrin Vulin, inkurajon në shoqëritë tona që te punojnë kundër paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përfundimisht kundër një të ardhmeje evropiane për të gjitha vendet e rajonit tonë. Nënshkruesi
  1. AKTIV
  2. The Balkan Forum
  3. Belgrade Centre for Security Policy (BCBP)
  4. Civic Initiatives
  5. Democracy Plus (D+)
  6. Foundation BFPE For a Responsible Society
  7. Jelena Lončar, Academic, University of Belgrade
  8. Kosovar Centre for Security Studies (QKSS)
  9. Kosova Democratic Institute (KDI)
  10. Kosovo Law Institute (KLI)
  11. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
  12. New Social Initiative (NSI), Mitrovica
  13. Vjollca Krasniqi, Academic, University of Pristina
  14. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)

Share:


Warning: Use of undefined constant news - assumed 'news' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/mint22shared/public_html/nsi/wp-content/themes/goodwish-child/single.php on line 40

Share:


Warning: Use of undefined constant newsletter - assumed 'newsletter' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/mint22shared/public_html/nsi/wp-content/themes/goodwish-child/single.php on line 158
This site is registered on wpml.org as a development site.