Iniciativa e Re Sociale – NSI po kërkon një Dizajner Grafik për t’i mbështetur fushatat tona të komunikimit publik!

Iniciativa e Re Sociale – NSI po kërkon një Dizajner Grafik për t’i mbështetur fushatat tona të komunikimit publik!

Reth Iniciativës së Re Sociale

Iniciativa e Re Sociale -NSI është një organizatë e shoqërisë civile që punon në Kosovë, por gjithashtu bashkëpunon me aktorët kryesorë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të ndikuar përfundimisht në përfshirjen, ndërtimin e besimit, proceset e qeverisjes së mirë të demokratizimit në Kosovë. Derisa e bën këtë, NSI ndjek vizionin e saj të një shoqërie gjithëpërfshirëse të ndërtuar mbi besimin dhe vlerësimin në mesin e komuniteteve të saj, në të cilën qytetarët nga të gjitha grupet etnike marrin pjesë në mënyrë aktive në shoqëri dhe qeverisjen e saj.

NSI përpiqet të bëj ndikime për të mirë dhe të sjellë ndryshime përmes fushatave të komunikimit publik që promovojnë histori pozitive mbi marrëdhëniet me komunitetin, ndërtimin e besimit dhe pranimin social të gjuhës.

Background

NSI po kërkon një dizajner grafik ose agjenci komunikimi me shërbim të plotë e cila do të zhvillojë, krijojë dhe dizajnojë koncepte kreative dhe zgjidhje grafike për programet dhe projektet e saj.

Ne ndjekim kreativitetin për të ndërtuar një identitet vizual të projekteve dhe programit të NSI-së që lënë përshtypje.

Nëse keni përvojë të mëparshme në dizajn, jeni të aftë në gjuhën angleze dhe përdorni mjete grafike si Adobe Creative Suite dhe jeni të motivuar të përfshiheni në fushata me ndikim social, atëherë ne jemi „ kombinim perfekt“

Termat e referencës

  • Të keni minimum prej 2 vjet përvojë pune dhe/ose një portofol interesant të dizajnit;
  • Të dini si të përdorni dizajnin grafik dhe mjetet dixhitale (Adobe Creative Suite, Microsoft Office 365, OneDrive, Trello, etj.);
  • Të jeni të njohur dhe kuptoni projektin “gjuhën” dhe qëllimin e fushatave;
  • T’i respektoni afatet e përcaktuara;
  • Të komunikoni qartë idetë dhe sugjerimet tuaja mbi stilin dhe materialet më të mira dhe më të rëndësishme të projektimit vizual të përshtatshme për audiencën e synuar të projektit;
  • Të mbani një stil të qëndrueshëm kreativ gjatë zbatimit të projekteve dhe fushatave;
  • Të dini se si t’i transformoni materialet e komunikimit të bazuara në tekst në materiale vizuale të dizajnit grafik si infografika, broshura, sfond, gazeta etj.;
  • T’i respektoni afatet e përcaktuara;
  • Të përdorni gjuhën angleze në një nivel të avancuar dhe të zhvilloni vazhdimisht aftësi personale dhe profesionale.

Përshkrimi i punës

  • Zhvillimi i identitetit vizual të projekteve, fushatave dhe markave;
  • Hartimi dhe zhvillimi i ideve, koncepteve dhe modeleve vizuale për nevojat e kanaleve të ndryshme të komunikimit online dhe të tjera (uebfaqe, postime në media sociale, materiale promovuese, prezantime, memorandume etj.);
  • Hartimi dhe zhvillimi i ideve, koncepteve dhe dizajnit vizual për prodhimin e videove (animacione, video të mediave sociale, spote televizive, etj.)
  • Hartimi dhe zhvillimi i ideve, koncepteve dhe dizajnit vizual për projekt propozimet, raportet, publikimet dhe materialet e tjera të prezantimit.

Si të aplikoni?

Na dërgoni CV-në tuaj, portofolin e shembujve të projekteve të mëparshme të projektimit në adresën e mëposhtme të postës elektronike: office@newsocialinitiative.org deri më 20 tetor, 2021, ora 23:59.

Share:

Share: