Aftësia për të prezantuar dhe vizualizuar në mënyrë efektive të dhënat është një aftësi thelbësore për çdo hulumtues, veçanërisht në botën e ngarkuar të sotme të informacionit. Moduli i tretë i organizuar në Prizren nga data 28 deri më 30 prill, për 9 hulumtuesit tanë të rinj ishte i fokusuar pikërisht në këtë temë – Prezantimi dhe Vizualizimi i të Dhënave.
I udhëhequr nga Anđela Milivojević, gazetare hulumtuese e BBC-së, moduli u dha hulumtueseve një mundësi për të mësuar teknika dhe mjete të reja për paraqitjen dhe vizualizimin e të dhënave në një mënyrë informuese dhe tërheqëse vizualisht.
Hulumtuesit u njohën me bazat e vizatimit të diagrameve dhe grafikëve, duke përfshirë praktikat më të mira për zgjedhjen e llojit të duhur të grafikut dhe dizajnimin e vizualizimeve efektive.
Ata gjithashtu mësuan për parimet e softuerit të hartës dhe vizualizimit të të dhënave, të cilat mund të përdoren për të krijuar panele dhe raporte interaktive dhe tërheqëse vizualisht.
Në ditën e fundit të trajnimit, ne patëm kick-off të periudhës së mentorimit, hulumtuesit zgjodhën mentorët e tyre të preferuar, me të cilët ata do të punojn ngushtë gjatë tre muajve të ardhshëm derisa do t’i shkruajn përmbledhjet e tyre të politikave. Hulumtuesit patën mundësinë të bënin pyetje, të qartësonin pritshmëritë dhe të vendosnin qëllime për tre muajt e ardhshëm.
Mentorët dhanë gjithashtu komente të vlefshme mbi idetë fillestare të hulumtuesëve për përmbledhjet e tyre të politikave, duke i ndihmuar ata të përsosin fokusin e tyre dhe të identifikojnë aspektet më kritike të kërkimit të tyre për t’i theksuar në përmbledhjet e tyre të politikave.
Kjo është pjesë e projektit “Forcimi i pjesëmarrjes qytetare të të rinjve në proceset politike” i zbatuar nga New Social Initiative (NSI), e financuar nga National Endowment for Democracy (NED).