9 studiuesit tanë të rinj nga Kosova dhe Serbia aspirojnë të bëhen analistë të politikave!
Në fundjavën e 17-20 shkurtit, studiuesit tanë të rinj përfunduan dy modulet e para të programit të trajnimit.
Ata patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre për analizën e politikave, normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe iniciativat e bashkëpunimit rajonal.
Moduli i parë të trajnimit ishin mbi metodologjinë e hulumtimit, dhe u mbajtën nga Ramadan Ilazi, Udhëheqës i Hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë dhe ish-Zëvendësministër i Integrimeve në BE i Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa moduli i dytë për shkrimin e dokumenteve të politikave u mbajt nga Stefan Surliq, profesor nga Fakulteti i Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit.
Pjesëmarrësit treguan interes të madh për dialogun, nismat e bashkëpunimit rajonal dhe nënvizuan se fokusi në të ishte një nga motivimet kryesore për pjesëmarrjen në program.
Në fund të trajnimit, nën mentorim, ata do të shkruajnë një raport politik për temën e zgjedhjes së tyre.
Juria do të vlerësojë raportet politike, dhe dy autorët më të mirë do të ftohen të paraqesin punën e tyre në Samitin vjetor i Paqes dhe Demokracisë.
Kjo është pjesë e projektit “Forcimi i pjesëmarrjes qytetare të të rinjve në proceset politike” i zbatuar nga New Social Initiative (NSI), e financuar nga National Endowment for Democracy (NED).