Katallog organizata e shoqërisë civile: Vol 1 – OJQ-të në komunitetin Serb në Kosovë
Ky katalog është njëri prej hapave drejt prezantimit dhe përafrimit të organizatave të shoqërisë civile nga komuniteti serb ndaj vetë komunitetit, por edhe ndaj palëve të tjera të interesuara. Katalogu i ofron profilet e organizatave nga komuniteti serb, duke i përfshire edhe fushëveprimet e tyre, interesimet, sukseset më të mëdha, si dhe burimet konkrete për informim të mëtutjeshëm. Katalogu do të rishikohet një herë në vit, në mënyrë që të shtohen profilet e organizatave të reja, të përditësohen profilet e organizatave të prezantuara dhe për t’u arkivuar profilet e organizatave që nuk janë më aktive.
Vërejtje: Organizatat janë paraqitur sipas fushëveprimit / alfabetikisht, për shkak të përdorimit më të lehtë të katalogut. Renditja e paraqitjes së organizatave nuk implikon rëndësinë e tyre, madhësinë apo kohën e ekzistimit. Përmbajtja e secilit profil është përgjegjësi e vetme e organizatës së paraqitur në katalog.
Hapësirë e hapur dhe dinamike për diskutim, mes serbëve dhe midis serbëve dhe komuniteteve të tjera në Kosovë. Qëllimi i projektit të Fondacioni të Kosovës për Shoqëri të Hapur(KFOS) “Demokracia, Hapja dhe Perspektiva e Komunitetit Serb në Kosovë “- HAPUR, është ndikimi në një kuptim më të mirë dhe përmirësimi i pozitës së komunitetit serb. Pjesë e këtij projekti është katalogu i Organizatave të Shoqërisë Civile në Komunitetin Serb në Kosovë i cili ka për qëllim informimin më të mirë të qytetarëve për punën e organizatave të shoqërisë civile. Përmbajtja e secilit profil është përgjegjësi e vetme e organizatës së paraqitur në katalog dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e KFOS-it ose Iniciatives së Re Sociale dhe Qendrës për Zhvillimin e Bashkëpunimit Shumë-etnik, të cilët kontribuan në katalog..