Organizatat e shoqërisë civile në komunitetin serb në Kosovë
Ky infograf është realizuar në kuadër të projektit OPEN të implementuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) në bashkëpunim me organizatat Iniciativa e Re Sociale dhe Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik. Pikëpamjet e shprehura në këtë botim janë të autorëve të studimit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e KFOS.
Qëllimi i përgjithshëm i hulumtimit është të sigurojë të dhëna të matshme mbi rolin dhe kontributin e organizatave të shoqërisë civile në hapjen dhe demokracinë e komunitetit serb në Kosovë.
Numri i organizatave të shoqërisë civile në Kosovë vazhdon të rritet çdo vit, me një prani dominuese disi konstant në masë në Prishtinë, Mitrovicë dhe Prizren. Deri në vitin 2018, ministria kompetente ka regjistruar gjithsej 9,015 organizata joqeveritare vendase dhe 530 të huaja dhe ndërkombëtare. Prej tyre, 96% janë regjistruar si shoqata, ndërsa vetëm 4% janë regjistruar si fondacione. Sidoqoftë, duhet të merret parasysh se shumë shoqata, iniciativa qytetare, klube, grupe fetare veprojnë në mënyrë joformale, pa status ligjor dhe kapacitete financiare.
Shikoni raportin e plotë për organizatat e shoqërisë civile në komunitetin serb në faqen e Publikimeve…