Demokratizimi i Drejtësisë Tranzicionale

Njëzet e një vjet pas përfundimit të konfliktit të dhunshëm, Kosova nuk ka arritur ende të hartojë një strategji kombëtare për drejtësinë tranzicionale për shkak të mungesës së vullnetit dhe zotimit politik midis palëve të interesuara, kombëtare e ndërkombëtare, për t’u përfshirë mirëfilli me trashëgiminë e të kaluarës.

Përkundrazi, nismat krah për krah të drejtësisë tranzicionale që vijuan, vuanin nga mungesa e bashkërendimit dhe harmonizimit, politizimi dhe personalizimi nga liderët politikë, dhe më e rëndësishmja nuk ia dolën të siguronin përfaqësim të mjaftueshëm dhe përfshirje të komuniteteve të prekura (viktimave dhe të mbijetuarve të konfliktit).

Ky studim sugjeron se Kosovës i duhet një infrastrukturë e integruar dhe diskutuese për drejtësinë tranzicionale, që të sigurojë legjitimitetin dhe efikasitetin e përpjekjeve për trajtimin e të kaluarës në Kosovë.

Share: