Njoftim për shtyp

Njoftim për shtyp

Të zgjidhet sa më shpejt rasti u vjedhjes së kabllove të sigurisë në Via Ferrata Berim dhe të krijohet siguri për qytetarët dhe pronat

Ne e dënojmë ashpër vjedhjen e kabllit të sigurisë dhe shkatërrimin e Via ferrata Berim, e cila është ndêr hapësirat më tërheqëse turistik enë veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Stacionit Policor Zubin Potok dhe Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut që të gjejnë sa më shpejt që të jetë e mundur autorët e këtij akti dhe të kontribuojnë në sqarimin efikas të këtij rasti.

Ne i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës të tregojë përgjegjësi dhe efikasitet në të gjitha rastet e tjera të rrezikimit të sigurisë dhe shkatërrimit të pronave në hapësirat publike, siç është shkatërrimi i shtegut në Mali Zvečan/Zveçan të Vogël, shkallët në Zubin Potok, mobiljet urbane dhe të gjitha krimet e tjera.

Ne presim që përfaqësuesit e komunës së Zubin Potokut të dënojnë një sjellje të tillë dhe, në përputhje me kompetencat e tyre, të angazhohen në sqarimin e këtij rasti, duke marrë parasysh që turizmi njihet edhe në dokumentet strategjikë të kësaj komune. Via Ferrata Berim është bërë një hapësirë e njohur turistike në veri të Kosovës, dhe kjo anë u mbulua nga media të shumta vendase dhe të huaja, duke e vendosur këtë zonë në hartën turistike të Ballkanit dhe të gjithë botës. Ne mbështesim Institutin për Zhvillimin e Territorit dhe Ekonomisë (INTER) dhe Outdor Initiative në punën e tyre të mëtutjeshme dhe u bëjmë thirrje që të mos heqin dorë nga zhvillimi dhe promovimi i turizmit në Kosovë.

Deklarata u nënshkrua nga:

Iniciativa e re sociale (NSI), Bota bardhê e Zi / Crno Beli Svet, LINK, CSD, RTV Kim, Gračanica Online, FDMC, Kontakt Plus, ACDC, Qendra e Mediave Čaglavica, Qendra për Iniciativa Sociale CSI, OJQ Aktiv, Një shoqatë alternative / Alteenativno Udruženje, Qendra e Zhvillimit të Komunitetit

Share:

Share: