APEL PËR PAQE 

APEL PËR PAQE 

Të brengosur thellë për veprimet represive dhe agresive të Qeverisë së Kosovës dhe sjelljen e forcave speciale të policisë në veri të Kosovës, të cilat mund të eskalojnë deri në pasoja të paparashikueshme për paqen dhe sigurinë e qytetarëve dhe të cenojnë mundësinë e pajtimit dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe serbëve në këto treva; 

Duke dënuar çdo lloj të dhunës ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë në ngjarjet e fundit, dhe duke theksuar se problemet politike nuk mund dhe nuk guxohet të zgjidhen përmes veprimeve policore por me dialog konstruktiv në tryezën e bisedimeve;

Të mësuar nga leksionet përgjatë historisë që aparati institucional nën kontrollin e një komuniteti etnik nuk mund dhe nuk duhet të udhëheqë jetën e komuniteteve të tjera etnike sepse demokracia në shoqëritë post-konfliktuale shumetnike nënkupton ndarjen e pushtetit dhe të përgjegjësisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, e assesi sjelljen agresive të organeve të sigurisë dhe pushtetit publik të shumicës ndaj pakicave;

Duke theksuar se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve mund të ndërtohet vetëm mbi marrëdhëniet e mirëbesimit dhe respektimit të ndërsjellë, e jo mbi represion, dhunë e dehumanizim të cilave populli serb po u nënshtrohet çdo ditë, si përmes deklaratave të zyrtarëve më të lartë, ashtu edhe përmes raportimeve të një pjese të mediave dhe fushatave negative në mediat sociale;  

Duke apeluar që serbët në Kosovë, si komunitet por edhe pjesëtarët e tij, çdo ditë po i nënshtrohen përpjekjeve për delegjitimim, dehumanizim, etiketim dhe kriminalizim në paraqitjet publike të zyrtarëve të qeverisë, por edhe në takimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke i paraqitur qëndrimet legjitime të komunitetit serb në Kosovë si të instrumentalizuara nga ana e qeverisë së Serbisë me të cilat dëshirojnë të vënë në lajthim partnerët ndërkombëtarë dhe publikun. 

Duke theksuar se demokracia nuk ndërtohet me zgjedhje në kontejnerë, dhe me bartës të funksioneve publike që nuk kanë legjitimitet në popull, por që kanë për synim që me fuqinë e armëve dhe represionit policor të qeverisin qytetarët e një komuniteti tjetër etnik; 

Duke nënvizuar se qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit nuk janë e njëjta gjë – derisa në pyetjen për sundimin  e ligjit mund të përgjigjet edhe inteligjenca artificiale, qeverisja e mirë është një proces shumë më i ndërlikuar, më delikat i cili kërkon talent për lidership; 

Duke parë që qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj i shkelin çdo ditë të drejtat e popullit serb të garantuara me Kushtetutë, nuk i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese e as obligimet e marra nga procesi i dialogut me Serbinë; 

Të vendosur për të qëndruar dhe jetuar me dinjitet në këtohapësirat, në bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë me shqiptarët dhe komunitetet e tjera etnike, por edhe krenar për veten, historinë tonë, kishën, trashëgiminë kulturore dhe fetare;

Duke dashur të besojmë në sinqeritetin e fjalëve të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të atyre të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Kuintit të cilat e kanë shprehur mbështetjen për multietnicitet dhe bashkëjetesë paqësore mes komuniteteve etnike në Kosovë;

Ne, përfaqësuesit e komunitetit serbë nga të gjitha anët e Kosovës, të nënshkruar më poshtë, jemi unik në kërkesat e paraqitura të cilat ua drejtojmë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe sepse besojmë që vetëm ata mund ta ruajnë paqen në Kosovë dhe të ushtrojnë presion vendimtar në Qeverinë e Albin Kurtit për të zbatuar masat e paraqitura më poshtë të cilat janë të domosdoshme në mënyrë që të ruhet paqja dhe për t’u krijuar kushtet për zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar rishtazi për normalizim:

  • Tërheqja e të gjitha njësive speciale të policisë nga veriu i Kosovës sepse prania e tyre është në kundërshtim me nenet 128 dhe 61 të Kushtetutës së Kosovës dhe Pikën 9 të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Sjellja e këtyre policëve nxit frikë dhe shqetësim në mesin e banorëve lokal dhe përbën kërcënim për paqen, ndërsa mungesa e reagimit ndaj dislokimit joligjor të tyre në veri të Kosovës, ndaj marrjes me dhunë dhe të kundërligjshme të tokës, ka dërguar mesazh të gabuar që lejohet militarizimi i kësaj hapësire; 
  • Largimi nga ndërtesat komunale dhe objektet tjera publike të qendrave administrative në veri të Kosovës i përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Kosovës të cilët nuk kanë legjitimitet demokratik për të përfaqësuar komunitetet lokale në ato mjedise, dhe sigurimi i qasjes së papenguar për zyrtarët ekzistues të administratës lokale në zyrat e tyre deri në organizimin e zgjedhjeve të reja;  
  • Dislokimi i njësive të KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës me qëllim të ruajtjes së paqes deri në momentin e kthimit të pakusht të serbëve lokal në polici, që duhet të përfshijë edhe garanci të fuqishme për respektimin e autorizimeve specifike të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Veri të cilat janë të përkufizuara me Marrëveshjen e Brukselit e të cilat janë shfuqizuar me vendime të qeverisë së Kosovës në fund të vitit

2021;

  • Zbatimi i nenit 7 të Marrëveshjes për normalizim me të cilin garantohet e drejta për vetë-menaxhim në komunitetet serbe në Kosovë dhe formalizimin e statusit të Kishës ortodokse serbe;
  • Formimi i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe Parimet e përgjithshme për formimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe të vitit 2015; 
  • Pas përshtatjes së kuadrit ligjor me qëllim të formimit të Bashkësisë, të organizohen zgjedhjet demokratike në komunat në veri të Kosovës dhe të krijohen kushtet për kthim të papengueshëm dhe të pakusht të serbëve në institucione; 
  • Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të majit të vitit 2016 me të cilin vërtetohet pronësia e manastirit të Deçanit mbi 24 hektarëve të tokës;
  • Zgjidhja e rasteve të sulmeve ndaj serbëve dhe pronës së tyre, përfshirë shpronësimin e kundërligjshëm të tokës, incidentet e fundit në të cilat është përdorur arma e zjarrit nga pjesëtari i shërbimit të sigurisë së Kosovës, si dhe forcimi i masave të sigurisë në mjediset serbe në Kosovë; 
  • Ndërprerja e demonizimit të popullit serb në paraqitjet publike të Presidentes së Kosovës, Kryeministrit të Kosovës dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë nga radhët e komunitetit shqiptar.

Ju të cilët e keni njohur pavarësinë e Kosovës me premtimin që do të ndërtohet një shoqëri multietnike dhe demokratike, dhe të cilët për vite me radhë keni punuar në afirmimin e pavarësisë së saj, keni obligim historik dhe moral ndaj fatit të popullit serb që jeton në këto hapësira. E ardhmja jonë varet nga vendosmëria juaj, nga shpejtësia e veprimit tuaj varet ruajtja e paqes në Kosovë. Historia do t’i mbajë mend veprimet tuaja të ardhshme, bëhuni të përgjegjshëm ndaj vlerave të demokracisë në shoqëritë e polarizuara multietnike në të cilat qëndron civilizimi perëndimor. 

Të nënshkruarit:

  1. Dragisha Mijaçiq / InTER / Zubin Potok
  2. Jovana Radosavleviq / Iniciativa e Re Sociale / Leposaviq
  3. Millica Andriq Rakiq / Iniciativa e Re Sociale / Zubin Potok
  4. Miodrag Milliqeviq / Aktiv / Mitrovica e Veriut
  5. Dushan Radakoviq / ACDC / Mitrovica e Veriut
  6. Arkimandrit Sava Janiq / igumeni i Manastirit Visoki Deçani / Deçan
  7. Mirosllav Ivanoviq / gjyqtar në pension / Mitrovica e Veriut
  8. Nenad Todoroviq/ regjisor teatri / Mitrovica e Veriut
  9. Ljubomir Pantoviq / avokat / Mitrovica e Veriut
  10. Prof. Nebojsha R. Mitiq PhD / profesor në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së / Mitrovica e Veriut
  11. Prof. Bilana Jarediq PhD / Zveçan
  12. Momçillo Trajkoviq / kryetar i Forumit Kombëtar Serb / Graçanicë
  13. Prim. dr. Zvonko Radosavleviq / kirurg / Leposaviq
  14. Profesor Igor Damjanoviq PhD / profesor i dramës, Fakulteti i Arteve i UP-së / Beograd, i zhvendosur
  15. Aleksandar Arsenijeviq / kryetar i Iniciativës Qytetare Mbijetesa Serbe / Zveçan
  16. Radmila Kapetanoviq / Rrethi i motrave serbe / Zubin Potok
  17. Jasmina Zhivkoviq Jovanoviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce
  18. Goran Avramoviq / redaktor RTV Kim / Graçanica
  19. Predrag Milkoviq / avokat / Mitrovica e Veriut
  20. Zorica Vorguçiq / redaktore RTV Kim / Graçanica
  21. Darko Dimitrijeviq / redaktor Radio Gorazhdeci / Gorazhdec
  22. Angjellka Qup / gazetare / Gračanica 
  23. Ivan Nikolliq / CSD / Graçanica
  24. Ruzhica Simiq / Të drejtat e gruas / Mitrovica e Veriut
  25. Marko Jakshiq / Bachelor në juridik dhe aktivist politik / Mitrovica e Veriut
  26. Sasha Llazareviq Kudra / solist vokal / Zubin Potok
  27. Ana Marija Ivkoviq / gazetare Alternativna / Zveçan
  28. Millosh Subotiq / Bachelor në juridik / Mitrovica e Veriut
  29. Stefan Velkoviq / aktivist social dhe politik / Mitrovica e Veriut
  30. Marko Millenkoviq / Iniciativa e Re Sociale / Leposaviq
  31. Ivan Vuçkoviq / gazetar / Leposaviq
  32. Stefan Kalaba / inxhinier i pylltarisë / Zveçan
  33. Nenad Maksimoviq / Qendra për Paqe dhe Tolerancë / Graçanicë
  34. Aleksandar Rapajiq / Dialogu Nansen / Mitrovica e Veriut
  35. Milica Radovanoviq / Iniciativa e Re Sociale / Mitrovica e Veriut
  36. Rajko Jovanoviq / Qendra për Dialog Social / Graçanicë
  37. Aleksandar Velliq / Qendra për Dialog Social / Graçanicë
  38. Vlladimir Radosavljeviq / profesor / Leposaviq
  39. Millan Dobriq / dizajner grafik / Mitrovica e Veriut
  40. Danillo Gjuriq / instruktor i ngjitjes / Osojane 
  41. Jellena Jevremoviq / profesoreshë / Leposaviq
  42. Bojana Manitasheviq / Qendra për Dialog Social / Graçanicë
  43. Nevena Radosavljeviq / aktiviste dhe studiuese e paqes / Leposaviq
  44. Suzana Vukashinoviq / menaxhere financiare / Llapllasellë
  45. Mlladena Vukashinoviq / Llapllasellë
  46. Velko Samarxhiq/ Qendra për Iniciativa Sociale / Pejë
  47. Bilana Stankoviq / Llapllasellë
  48. Aleksandar Tanaskoviq / Eco Lepo / Leposaviq
  49. Vlladan Paviq / mjeshtër i zërit Teatri Kombëtar i Prishtinës në Graçanicë / Mitrovica e Veriut
  50. Vlladisllav Gjerkoviq / Administrata e Teatrit Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë / Leposaviq
  51. Isidora Todoroviq / studente e letërsisë botërore / Mitrovica e Veriut
  52. Nebojsha Gjorgjeviq / aktor në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë / Valjevë, i zhvendosur
  53. Ivana Simiq / organizatore në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë/ Beograd, i zhvendosur
  54. Verica Neshoviq / Bachelor në ekonomi / Leposaviq
  55. Verka Jovanoviq / sektori privat / Leposaviq
  56. Sllobodan Pejanoviq / Master në histori / Leposaviq
  57. Gordana Gjoriq / Shoqata e grave sipërmarrëse Avenija / Graçanica
  58. Angjela Millosavljeviq / Bachelor në shkenca farmaceutike / Leposaviq
  59. Ivan Millosavljeviq / Bachelor në shkenca të informacionit / Leposaviq
  60. Nenad Jovanoviq / sipërmarrës / Leposaviq
  61. Srgjan Simonoviq / Qendra Humane Mitrovica / Mitrovica e Veriut
  62. Verolub Petroniq / Qendra Humane Mitrovica / Mitrovica e Veriut
  63. Dejan Nedelkoviq / OJQ Zemra e gjelbër / Mitrovica e Veriut
  64. Miodrag Andriq / inxhinier organizativ në pension / Zubin Potok
  65. Vesna Jovanoviq / profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë serbe / Partesh
  66. Ruzhica Llukiq / mësimdhënëse në pension / Partesh
  67. Dobrivoje Jovanoviq / mësimdhënës në pension / Partesh
  68. Olliver Vujoviq / Forumi për bashkëpunim dhe shoqëri multietnike / Graçanicë
  69. Millivoje Raiçeviq / Master në administratë publike / Mitrovica e Veriut
  70. Nikolla Todiq / Iniciativa e Re Sociale / Leposaviq
  71. Sllobodan Stoshiq / ACDC / Mitrovica e Veriut
  72. Vlladan Trifiq / Instituti për hulumtime publike / Graçanicë
  73. Ivana Millosavleviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce
  74. Jovana Cvetniq / gazetare e diplomuar / Zubin Potok
  75. Sasha Illiq / Qendra për Paqe dhe Tolerancë / Graçanicë
  76. Nemanja Nestoroviq / profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze / Mitrovica e Veriut
  77. Ivan Stojkoviq / organizator në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë / Beograd, i zhvendosur
  78. Sllagjana Kostiq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok
  79. Urosh Branoviq / sipërmarrës / Leposaviq
  80. Igor Dashiq / punonjës social / Zveçan
  81. Ollivera Manojlloviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok
  82. Marko Radojeviq / profesor i biologjisë / Zubin Potok
  83. Çasllav Tomoviq / inxhinier i teknologjisë / Veli Breg, Zubin Potok
  84. Boban Petroviq / profesor / Graçanicë
  85. Millena Kasalloviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok
  86. Olliver Vezmar / inxhinier elektrik / Zubin Potok
  87. Lubisha Mijaçiq / arkitekt inxhinier / Zubin Potok
  88. Bojana Vukadinoviq / Master në psikologji / Mitrovica e Veriut
  89. Nemanja Jovanoviq / profesor i IT-së / Zubin Potok
  90. Natasha Trifunoviq / arkitekte inxhiniere / Zubin Potok
  91. Dragana Dobrosavleviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce
  92. Martin Alleksiq / profesor i matematikës / Zubin Potok
  93. Dushan Bazoviq / student i mjekësisë / Mitrovica e Veriut
  94. Zoran Milliq / profesor i matematikës / Zubin Potok
  95. Nikolla Spasojeviq / profesor i matematikës / Zubin Potok
  96. Sanja Krtiniq / aktiviste qytetare, pedagoge / Mitrovica e Veriut
  97. Bojana Milletiq / profesoreshë e biologjisë / Zubin Potok
  98. Sonja Bozhoviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok
  99. Danijella Millosavleviq/ profesoreshë e gjuhës serbe / Mitrovica e Veriut
  100. Radosava Gjorgjeviq / profesoreshë e kimisë / Zubin Potok
  101. Dragica Popoviq / doktor i mjekësisë / Mitrovica e Veriut
  102. Dragica Tomoviq / profesoreshë e sociologjisë / Zubin Potok
  103. Sllagjana Vulloviq / profesoreshë / Zubin Potok
  104. Natasha Bjellica / profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë angleze / Mitrovica e Veriut
  105. Aleksandra Saviq / profesoreshë e gjeografisë / Zubin Potok
  106. Zllatko Stojanoviq / Llapllasellë
  107. Milan Bozhoviq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok
  108. Millosh Mitroviq / profesor i gjuhës frënge / Zubin Potok
  109. Marija Trikosh / profesoreshë e gjeografisë / Mitrovica e Veriut
  110. Sanja Sovrlliq / gazetare / Leposaviq
  111. Nedeljko Mijaçiq / pensionist / Zubin Potok 
  112. Vasillije Markoviq / inxhinier elektrik në pension / Zubin Potok
  113. Sllagjana Vukashinoviq / Llapllasellë
  114. Gjorgje Jelliq / elektrotenik i kompjuterit / Zubin Potok
  115. Aleksandar Arsiq / inxhinier elektrik / Mitrovica e Veriut
  116. Dragisha Kostiq / InTER / Zubin Potok
  117. Ana Qup Marković / gazetare Gračanica Online dhe Prva TV / Graçanicë
  118. Bojan Millosavljević / Aksioni për Zhvillim Social dhe Ekonomik / Leposaviq
  119. Branisllav Vasoviq / Qendra Kulturore Rinore / Leposaviq
  120. Mirjana Obradoviq / pensioniste / Zubin Potok
  121. Jelena Prica / punëtore e administratës tatimore / Mitrovica e Veriut
  122. Millica Prica / filologe dhe dizajnere / Mitrovica e Veriut
  123. Marija Simunoviq / inxhiniere bujqësore / Zubin Potok
  124. Anastasija Rakiq / inxhiniere bujqësore / Zubin Potok
  125. Vasilka Voinoviq / Svet anđela / Mitrovica e Veriut
  126. Marija Millenkoviq / InTER / Zubin Potok
  127. Katarina Millosavleviq / studente / Rudar i Madh, Zveçan
  128. Aleksandra Fiqoviq / studente / Rudar i Madh, Zveçan
  129. Dobrinka Obradović / Teknik ndërtimi / Zubin Potok 
  130. Mishell Koneski / Master në menaxhment ndërkombëtar/ Leposaviq
  131. Millica Millenkoviq / inxhiniere ndërtimi / Zubin Potok
  132. Sasha Jovanoviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce
  133. Verica Mijaçiq / profesoreshë e edukatës qytetare / Zubin Potok
  134. Millica Markoviq / profesoreshë e biologjisë / Zubin Potok
  135. Zorica Stankoviq / amvise / Partesh
  136. Dragana Viqentijeviq / profesoreshë e kimisë / Zubin Potok
  137. Andrijana Vllashkoviq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok
  138. Snezhana Periq Bogdanoviq / koordinatore e projektit / Graçanica
  139. Aleksandar Ratkoviq / inxhinier i arkitekturës / Mitrovica e Veriut
  140. Danillo Radoviq / inxhinier profesional specialist i informatikës dhe shkencave kompjuterike / Mitrovica e Veriut
  141. Mirjana Bojoviq / Bachelor në juridik / Mitrovica e Veriut
  142. Radolub Jakshiq / elektricist i impianteve / Zubin Potok
  143. Millena Dabetiq / psikologe, Certifikatë evropiane në psikoterapi / Mitrovica e Veriut
  144. Nikollina Kllajiq / studente e shkencave politike / Mitrovica e Veriut
  145. Marina Millentijeviq / studente e gazetarisë / Zveçan
  146. Vladislav Qup / punonjës mediatik /Grçanicë
  147. Millena Maksimoviq / punëtore mediatike / Radevë
  148. Milladin Kostiq / pensionist / Zubin Potok
  149. Dimitrije Mirkoviq / punëtor mediatik / Llapllasellë
  150. Zorica Obradoviq / studente / Zubin Potok
  151. Nikolla Millosavleviq / punonjës mediatik / Graçanicë
  152. Nenad Cvetniq / teknik mjekësor / Zubin Potok
  153. Bozhidarka Zhivkoviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce
  154. Dragan Peshakoviq / inxhinier ndërtimi / Leposaviq
  155. Sunçica Andrejeviq / fotoreportere Alternativna / Uglarë – Fushë Kosovë
  156. Marina Bozhoviq / profesoreshë e gjeografisë / Zubin Potok
  157. Vllado Vukomanoviq / teknik i ekonomisë/ Zubin Potok
  158. Nemanja Bozhoviq/ Bachelor në pedagogji / Mitrovica e Veriut
  159. Vesna Kostiq / edukatore e kopshtit, pedagoge / Zubin Potok
  160. Violleta Marinkoviq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok
  161. Nemanja Obradoviq / inxhinier i elektroteknikës dhe informatikës / Zubin Potok
  162. Andrija Igić / novinar, dopisnik RTS / Pristina
  163. Vesna Stajić  / strukovni menadžer / Novo Brdo
  164. Dragan Božović / diplomirani inženjer / Zubin Potok
  165. Vladimir Živković/ inženjer elektrotehnike i građanski aktivista, Gračanica

Share:

Share: