Më 24 tetor 2024, Iniciativa e Re Sociale (NSI), në bashkëpunim me Institutin për Politika Sociale Musine Kokalari, organizoi një diskutim joformal në Prishtinë mbi pozicionet e Kosovës dhe Serbisë në negociatat e ardhshme. Ky takim ofroi një platformë për pjesëmarrësit që të ndanin mendimet e tyre, të shkëmbenin perspektiva dhe të angazhoheshin në dialog konstruktiv mbi dinamikat në zhvillim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bisedimet e ardhshme diplomatike.
Përfundimet nga diskutimi janë të përmbledhura dhe të disponueshme në anglisht, shqip dhe serbisht.
Ky raport është pjesë e projektit Dialogu, Zgjidhjet, e Ardhmja. Ky projekt financohet nga Ministria e Jashtme Federale e Gjermanisë dhe zbatohet nga Iniciativa e Re Sociale (NSI) dhe Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari (ISP Musine Kokalari). Pikëpamjet e shprehura në këtë raport nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet zyrtare të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë.