Raport: Gratë në tryezën e negociatave në Kosovë

Ky raport është pjesë e projektit të PSBE-së “Përfshirja e grave në tryezën e negociatave në Kosovë”, i cili është vazhdimësi e projektit të EUSR-së (2019-2020) “Gratë në Politikë. Vetëbesimi, ndikimi dhe lidershipi efektiv. Sigurimi i proceseve të dialogut politik gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm ndaj gjinisë.”

Aktivitetet e projektit u krijuan për ta parë nga afër zbatimin e Rezolutës 1325 të KSKB-së në Kosovë, veçanërisht shtyllën e fokusuar në pjesëmarrjen e grave në nismat dhe negociatat për ndërtimin e paqes.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte ta përmirësonte aftësinë e grupit të synuar të grave për t’iu qasur pozitave me përgjegjësi në negociata, si dhe për t’u angazhuar dhe avokuar për përfshirjen e grave në negociata të nivelit të lartë dhe në dialogë politikë, dhe për t’i mundësuar PSBE-së që ta vazhdojë dialogun mbi barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave me partnerët përkatës nga shoqëria civile lokale, shoqatat profesionale, institucionet e Kosovës dhe praninë e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Share: