From Fake to Check – Dialogu Qytetar për trajtimin e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

Projects Links

From Fake to Check - Dialogu Qytetar për trajtimin e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor
01/07/2023

From Fake to Check (FFTC) është një projekt inovativ i udhëhequr nga Missions Publiques në bashkëpunim me katër partnerë të rajonit të Ballkanit Perëndimor, me News Social Initiative që është përgjegjëse për aktivitetet në Kosovë. Nisma mbështet angazhimin e Zyrës për të luftuar kundër kërcënimeve të dezinformimit, si dhe mbështetjen e saj strategjike për Ballkanin Perëndimor në dritën e procesit të anëtarësimit të tyre në BE.

FFTC përqendrohet rreth tre shtyllave kryesore:

Trajnim Bottom-up për partnerët lokalë – Missions Publiques ofron trajnime gjithëpërfshirëse dhe shoqërim të vazhdueshëm për partnerët lokalë.
Zbatimi i Dialogut Qytetar – Zbatimi i dialogut qytetar njëditor në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Gjatë këtyre, pjesëmarrësit do të shkëmbejnë me bashkëmoshatarët e tyre për dezinformimin dhe pasojat e tij. Ata do të mbështeten në kontributin e ekspertëve për diskutimet e tyre dhe do të shoqërohen nga fasilitor të trajnuar për të prodhuar një sërë rekomandimesh se si të trajtohet kjo çështje. Qëllimet kryesore të zbatimit të dialogut qytetarë janë rritja e qytetarisë aktive në kontekste jozgjedhore, forcimi i aftësive dhe virtyteve qytetare dhe nxitja e edukimit mediatik dhe informativ.
Mjeti i avokimit për kundërveprim ndaj dezinformimit – Duke përfituar nga rekomandimet e prodhuara nga pjesëmarrësit në dialogun e qytetarëve në katër vende të ndryshme, raporti përfundimtar i “From Fake

to Check” do të përbëjë një mjet të fuqishëm avokues për të trajtuar përhapjen e dezinformimit, nxitjen e shkrim-leximit të informacionit dhe mbrojtjen e vlerave demokratike brenda Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Kohëzgjatja e projektit: 7 muaj (Korrik 2023 – Shkurt 2024)

Financuar nga: Zyra Federale e Jashtme Gjermane

Project News

Project In Media