Ruaj planetin
Meqë Dita e Tokës, e cila shënohet më 22 prill po afrohet, ju ftojmë ta shënojmë bashkë këtë ditë nën moton “Ruaj planetin”.
Gjithçka do të fillojë sot, më 19 prill, si fillim i një jave të aktivizmit për nder të kësaj dite.
Aktivitetet do të organizohen nga OJQ CBM, me partnerë Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) dhe New Social Initiative – Nova društvena inicijativae, si pjesë e projektit “Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit”, i cili mbështetet nga populli Amerikan përmes USAID në Kosovë.
Nga e hëna deri të enjtën, 84 pemë bliri prej të cilave 12 pemë për secilën nga të shtatë (7) komunat e regjionit të Mitrovicës do të dhurohen si një kontribut modest, por edhe si një reflektim i thellë i rëndësisë së çështjeve mjedisore. Në mënyrë që të përcaktohet një vend i përshtatshëm për mbjellje, lokacioni është dakorduar paraprakisht me komunat respektive.
19 prill – mbjellja në Leposaviq dhe Zveçan, 20 prill – mbjellja në Zubin Potok, 21 prill – mbjellja në Vushtrri dhe Skenderaj 22 prill – mbjellja në Mitrovicën e jugut dhe të veriut
Të enjten, më 22 prill, në ditën finale kur shënohet Dita e Tokës, do të organizohet një ceremoni me pjesëmarrjen e panelistëve:
• Z. Omar Siddique – Shef i Zyrës dhe Këshilltar Kryesor Teknik, UN Habitat Kosovë;
• Z. Hysen Durmishi – Zëvendës Ministër, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës;
• Znj. Zorica Timotijević – Eksperte në ekologji dhe mbrojtje të mjedisit, Komuna e Leposaviqit;
• Mrika Nikqi – Aktiviste e ambientit dhe vajza më e re që ka ngjitur majat më të larta në botë;
• Znj. Jelena Đokić – Lektore e Lartë për drejtimet e fushës së Menaxhimit të Mjedisit në Kolegjin IBCM;
• Znj. Albana Berisha – Aktiviste e mjedisit.
Formularin e pjesëmarrjes mund ta plotësoni përmes lidhjes: https://cutt.ly/avhMOel