Publikim i studimit vlerësues “Ballafaqimi me të kaluarën, mbijetimi i së tashmes”: Situata dhe nevojat e viktimave civile të luftës në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut
Një konsorcium ndërkombëtar i organizatave joqeveritare të fokusuara më së shumti në punën e drejtësisë tranzicionale ka publikuar studimin e parë vlerësues që shqyrton situatën dhe nevojat e viktimave civile të luftës në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut të titulluar “Ballafaqimi me të kaluarën, mbijetimi i së tashmes”.
Studimi është pjesë e projektit “Fuqizimi i Zërave Gjithëpërfshirës të Viktimave, Transformimi i Narrativeve” (SIVV). Ky projekt është një nismë e përbashkët e zbatuar në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, nga Lëvizja Paqësore PAX, Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (ICTJ), Integra, Iniciativa e Re Sociale (NSI), Iniciativat Qytetare (CI) dhe Aksioni Paqësor (PA), financuar nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 982.000 euro.
Ky studim zbulon se mbi 20 vjet që nga luftërat e shpërbërjes së Jugosllavisë, Lufta e Kosovës 1998–1999 dhe konflikti i armatosur i vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, shumë viktima dhe grupe të tjera të prekura nga konflikti ende luftojnë me trashëgiminë e lënë nga e kaluara e dhunshme. Shumica e viktimave në të tre vendet janë ende duke kërkuar korrigjim, të vërtetën, drejtësi dhe njohje sociale. Shumica përjetojnë vështirësi serioze socio-ekonomike, kanë pengesa në përmbushjen e të drejtave të tyre dhe përballen me traumat e pasluftës.
Viktimat e luftës dhe grupet e tjera të prekura ndajnë nevoja të krahasueshme – nevoja për të ditur të vërtetën për atë që ka ndodhur me të vdekurit ose të zhdukurit; të ketë mbështetje ligjore për të kërkuar drejtësi për krimet; njohja e statusit të tyre si viktima, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike; mbështetje ekonomike dhe psikologjike; dhe përkujtim të së kaluarës.
Për të arritur prioritetet e tyre dhe për të përmbushur misionin, viktimat e luftës dhe grupet e tjera të prekura gjithashtu kanë nevojë për mbështetje teknike në fushat e mëposhtme:
- hartim dhe bashkim me viktima të tjera me nevoja dhe përvoja të ngjashme,
- përfshirje të gjeneratës së dytë, në mënyrë që grupet e ndryshme të mund të organizohen dhe të përfaqësojnë veten dhe mbrojnë të drejtat e tyre,
- mbështetje financiare për të mbajtur grupin e tyre (jo)formal të viktimave dhe për të përfshirë brezat e rinj në misionin e tyre,
- ngritja e kapaciteteve në fushata përfaqësimi, lobimi dhe zhvillimi,
- të kuptuarit e parimeve të drejtësisë tranzicionale për të vendosur përvojat e tyre në një kontekst më të gjerë shoqëror, duke kontribuar gjithashtu në një të ardhme më paqësore,
- ndërgjegjësim dhe kuptim i aspekteve gjinore të vuajtjes dhe nevojave specifike të grave,
- krijim i partneriteteve, si me grupet e tjera të viktimave, ashtu edhe me OJQ-të, për të ndihmuar zgjerimin e fokusit të tyre në aspektin gjinor, për të forcuar pozicionin e tyre përfaqësues dhe për të rritur aftësitë e tyre për menaxhim projektesh,
- ndihmë teknike për të ndihmuar shoqatat të forcojnë qëndrueshmërinë e tyre financiare, aftësitë menaxhuese dhe burimet njerëzore.
Hulumtimi gjithashtu thekson çështjet shtesë që duhen trajtuar më gjerësisht, si depolitizimi i përvojave dhe misionit të viktimave gjatë luftës, njohja e aspekteve gjinore të vuajtjeve dhe nevojave specifike të grave viktima dhe të mbijetuara, si dhe krijimi i një kulture të kujtimit të të kaluarës së dhunshme të bazuar në multiperspektivë.
Publikimi u publikua në ngjarje të veçanta në Prishtinë më 29 nëntor, në Beograd më 2 dhjetor, dhe në Shkup më 13 dhjetor. Është në dispozicion në anglisht, serbisht, shqip dhe maqedonisht dhe do të jetë në dispozicion online.
Projekti SIVV financohet nëpërmjet Instrumentit të Shërbimit të Politikës së Jashtme të BE-së (FPI) me qëllim të gjenerimit të mbështetjes kombëtare dhe rajonale për proceset e drejtësisë tranzicionale që integrojnë në mënyrë kuptimplote nevojat dhe kërkesat e viktimave dhe grupeve të tjera të prekura nga konflikti dhe që luftojnë në mënyrë efektive urrejtjen dhe fjalimin nacionalist.
Mbështetja e FPI-së plotëson ndihmën tjetër të BE-së për këtë fushë të financuar nga Instrumenti i Para-Aderimit (IPA). Çdo vit, BE-ja ofron mbi 1.5 milion euro financim për juridiksionet e ish-Jugosllavisë për ngritjen e kapaciteteve, shtrirjen, mbështetjen për viktimat dhe kërkimin e personave të zhdukur. Qëllimi përfundimtar i BE-së është të mbështesë paqen dhe stabilitetin duke rivendosur besimin midis qytetarëve dhe shoqërive, të lehtësojë pajtimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.