Përfshirja e grave është një mundësi, jo thjesht një detyrim

Përfshirja e grave është një mundësi, jo thjesht një detyrim

“I inkurajoj ata në Kosovë që kanë fuqinë për të emëruar gratë në pozita vendimmarrëse ta bëjnë këtë. Përfshirja e grave në negociatat e nivelit të lartë të rëndësishme për Kosovën duhet parë si një mundësi. Është vërtetuar statistikisht se proceset e negociatave që përfshijnë gratë kanë më shumë gjasa të jenë të zbatueshme dhe të qëndrueshme”, tha shefi i Misionit të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog të martën më 26 tetor në ngjarjen përmbyllëse të projektit të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian “Përfshirja e grave në tryezën e negociatave në Kosovë”, zbatuar në partneritet me Iniciativën e Re Sociale. 

Projekti i krijuar për të parë nga afër Rezolutën 1325 të KS të KB-së dhe zbatimin e saj në Kosovë, veçanërisht shtylla e fokusuar në pjesëmarrjen e grave në nismat dhe negociatat për ndërtimin e paqes u kurorëzua me raportin “Gratë në tryezën e negociatave në Kosovë” të prezantuar nga Drejtoresha Ekzekutive e NSI Jovana Radosavljević, të martën në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë. 

“Organizatat e Shoqërisë Civile duhet të avokojnë një zëri për përfshirjen e grave në pozita udhëheqëse dhe të mos ia lënë vetëm organizatave që merren me të drejtat e grave”, kërkoi Radosavljević. 

Në konferencë mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi e cila përgëzoi qeverinë e re për përpjekjet për përfaqësim të barabartë gjinor në pozitat publike. 

“Qeveria e së ciles unë jam pjesë i jep hapsirë shumë të madhe përfaqësueseve të gjinisë femërore, jo vetëm në shumicën e ministrive por edhe në stafin civil gjatë punësimit, dhe shumë është me rendësi që kemi përkrahjen e kryeministrit. Une personalisht përfaqësoj qëndrimin që në këtë qeveri duhet të jetë në ekipin e bisedimeve një grua,” u shpreh ajo 

Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte të përmirësonte aftësinë e grupit të synuar të grave për të hyrë në pozitat e përgjegjësisë në negociata, si dhe për t’u angazhuar dhe avokuar për përfshirjen e grave në negociatat e nivelit të lartë dhe dialogun politik, si dhe t’i mundësojë EUSR-së të mbajë dialogun për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave me partnerët përkatës nga shoqëria civile lokale, shoqatat profesionale, institucionet e Kosovës dhe prania e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. 

Aktivitetet e projektit përfshinin organizimin e një ngjarjeje fillestare, 6 tryeza të rrumbullakëta në po aq rajone anembanë Kosovës, një sesion trajnimi mbi Agjendën e BE-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, dhe një ngjarje përfundimtare ku u prezantuan rekomandimet nga aktivitetet e projektit. 

Raporti është në dispozicion në anglishtserbisht dhe shqip. 

Share:

Share: