Njoftim për publik lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit
Ne, të nënshkruarit shprehim shqetësim serioz për situatën në të cilën ndodhet ish-polici i Kosovës, z. Dejan Pantiq. Gjegjësisht, nga deklaratat e avokatit të z. Pantiq mësuam se ai ende ndodhet në bazën e policisë së Kosovës në afërsi të vendkalimit në Jarinje dhe se as avokatët e as familjarët e tij nuk lejohen ta vizitojnë apo të kontaktojnë atë përmes telefonit.
Si organizata që merren me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, shprehim reagimin tonë me këtë rast për një trajtim të tillë të z. Pantiq, i cili u mbajt jashtë qendrës së paraburgimit në ambiente që sigurisht nuk i plotësojnë standardet e paraburgimit as sipas rregulloreve në Kosovë apo konventave ndërkombëtare. Kushtet e paraburgimit të tij, si dhe pamundësia e kontaktit me familjarët dhe mbrojtësit e tij, paraqesin shkelje të rëndë të të drejtave të tij njerëzore dhe kërkojnë përfshirjen urgjente të institucioneve kompetente në Kosovë, si dhe përfshirjen e misioneve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.
Duke marrë parasysh këtë që u tha më sipër, ftojmë të gjitha institucionet përkatëse dhe misionet dhe organizatat ndërkombëtare që të përfshihen për të respektuar të drejtat e z. Pantiq dhe mbi të gjitha të drejtën për të kontaktuar me avokatët dhe familjarët. Gjithashtu presim që të angazhohen në përputhje me mandatin e tyre dhe ta vizitojnë z. Pantiq për t’u siguruar për shëndetin e tij dhe kushtet në të cilat po mbahet.
Nënshkruesit:
- Qendra për avokim per kulturë demokratike (ACDC)
- Forumi për zhvillim dhe bashkepunim multietnik (FDMC)
- Qendra humane Mitrovicë
- Instituti për zhvillim ekonomik territorial (InTER)
- Komunikimi për zhvillim të shoqrisë (CSD)
- Iniciativa e re sociale (NSI)
- NVO Aktiv
- Gracania online
- Shoqata e grave afariste Avenija
- Qendra për iniciativa sociale
- Veprimtaria e Partesh Rinore