Nisja e projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”
Aktivitetet e projektit janë hartuar në një mënyrë për të parë nga afër Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe implementimit të saj në Kosovë, veçanërisht shtylla e përqendruar në pjesëmarrjen e grave në iniciativat për ndërtimin e paqes dhe negociatave. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Nisma e Re Sociale (NSI) filluan të Mërkurën një projekt të ri – “Përfshirja e Grave në tryezën negociuese në Kosovë” – me një event gjithë ditorë në Prishtinë. Projekti u nis nga Ambasadori i BE, Tomáš Szunyog, i cili theksoi se progresi pozitiv në drejtim të barazisë gjinore nuk është rezultat i progresit natyror, por I përpjekjeve të shumë personave dhe bëri thirrje që këto përpjekje të zgjeroheshin.
Aktivitetet e projektit janë hartuar në një mënyrë për të parë nga afër Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe implementimit të saj në Kosovë, veçanërisht shtylla e përqendruar në pjesëmarrjen e grave në iniciativat për ndërtimin e paqes dhe negociatave.
Projekti është një vazhdim i projektit të EUSR (2019-2020) “Gratë në Politikë. Besimi, Ndikimi dhe Lidershipi Efektiv. Sigurimi i Proceseve të Dialogut Politik të Përgjegjshëm Gjinor dhe Gjithëpërfshirës,” objektivi i përgjithshëm i të cilit është të përmirësojë aftësinë e grupit të synuar të grave për të hyrë në pozitat e përgjegjësisë në negociata, si dhe për t’u angazhuar dhe mbrojtur përfshirjen e grave në nivele të larta – negociata të niveleve dhe dialogë politikë, si dhe t’i mundësojnë EUSR-së mbajtjen e dialogut mbi barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave me partnerë të rëndësishëm nga shoqëria civile lokale, shoqatat profesionale, institucionet e Kosovës dhe prania e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Ngjarja gjithë ditore përfshiu gjithashtu një panel diskutimi me Besa Ismaili, Profesoreshë e Studimeve Gjuhësore dhe Gjinore, Raba Gjoshi, Studiuese për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësinë Tranzicionale, dhe Menaxheren Projekti te NSI, Milica Andrić Rakić, moderuar nga gazetarja Gentiana Begolli. Panelistë diskutuan Agjendën e Grave në Paqe dhe Siguri në Kosovë dhe zbatimin e Rezolutës 1325 mbi gratë, paqen dhe sigurinë.
Mbi 20 pjesëmarrëse femra nga sektori politik dhe i shoqërisë civile, disa pjesë e një vizite studimore në Bruksel dhe në organet e BE të organizuara në 2019 nën projektin “Gratë në Politikë, Besimi, Ndikimi dhe Lidershipi Efektiv” diskutuan gjithashtu të Mërkurën gjashtë ngjarjet e larmishme të ardhshme – trajnime, diskutime, debate dhe seanca për ndarjen e mësimit që do të përdoren për të përpiluar rekomandime për përfshirjen e grave në tryezat e negociatave. Gjetjet do të bëhen publike dhe do të paraqiten në raportin përfundimtar tek vendimmarrësit.
Diskutimi mbi aktivitetet vijuese u drejtua nga Këshilltarja për Gjini e EUSR, Reyes Charle, Drejtorja e Shoqatës së Grave të Bashkuara Vlora Hoti dhe Drejtorja e NSI Jovana Radosavljević.