Fillimi i një projekti të ri!
Më 1 maj 2023, Iniciativa e Re Sociale (NSI) nënshkroi kontratën për një projekt të ri – Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe.
Po të njejtin muaj, IPS Musine Kokalari dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI) nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi dhe së bashku me Qendrën për Iniciativa Sociale (CSI) gjatë kësaj periudhe dymbëdhjetëmujore, projekti do të përfshijë kërkime, diskutime në panel me të rinjtë, shkëmbim akademik, një mekanizëm dixhital i reagimit të shpejtë ndaj shkeljes së të drejtave gjuhësore dhe vazhdimi i fushatës së komunikimit publik #ThuajDiçka/ReciNesto. Përveç kësaj, ne do të përmirësojmë përmbajtjen e platformës VocUp.
Ju mund të lexoni më shumë rreth projektit këtu.
Qëndroni me ne për zhvillimet reja të projektit!
Projekti mbështetet nga Ambasada e Holandës në Kosovë.