Ekspozita “Gjithë lotët tanë” hapet te Mërkurën ne Shkup
Partnerët tanë nga Aksioni Paqësor nga Prilep janë duke organizuar hapjën e ekspozitës “Gjithë lotët tanë” me 12 tetor 2022, në ora 18:00 në Qendrën multimediale “Mala Stanica” (Stacioni i vogël), në rrugën “Jordan Mijalkov” nr. 18, Shkup.
Ekspozita u dedikohet viktimave civile nga luftërat në Maqedoni, në Serbi dhe në Kosovë. Në të do të prezantohen 34 fotografi autoriale nga autorët: Arbnora Memeti dhe Nake Batev nga Maqedonia e Veriut, Borisllav Peshiç nga Serbia dhe Atdhe Mulla nga Kosova.
Fotografitë u realizuan në bashkëpunim me asociacionet e familjeve të të zhdukurve dhe të vrarëve nga Serbia dhe Kosova, si dhe familjeve të civilëve te vrarë dhe personave të zhvendosur brenda vendit nga Maqedonia e Veriut, me qëllim që të hapet hapësirë për mundësi dhe iniciativa të reja në lidhje me ndërtimin e paqes dhe pajtim në rajon.
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët prej 12 deri 17 tetor, 2022.
Në ngjarje do të flasin autor(e)ët e fotografive, si dhe: Abedin Zymberi – në rolin e përfaqësuesit të familjes Zymberi nga Sllupçani, Elena Saveska – aktiviste e re nga Tetova, si dhe Marina Gj. Kitanoska nga Aksioni Paqësor në rolin e përfaqësueses së organizatave paqësore që janë organizatorë të ekspozitës.
Ekspozita është pjesë e projektit “Fuqizimi i zërave gjithpërfshirës të viktimave, transformimi i narrativave” (SIVV). Ky projekt është një iniciativë e përbashkët e implementuar në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni të Veriut, nga Lëvizja për Paqe PAX, Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (ICTJ), Integra, Nisma e Re Shoqërore (NSI), Iniciativat Qytetare (CI), dhe Veprimi për Paqe (PA), mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Kjo ekspozitë rajonale do të ketë hapjen e saj të dytë në Shkup me 12 Tetor, dhe më tej do të udhëtojë për në Prishtinë. Hapja e parë ishte në Beograd me datë 25 maj, 2022.