Ekipi i Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit nis punën me përkushtim!
Partnerët në aktivitetin e Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit, CBM, NSI dhe YIHR-Kosovë, patën takimin e tyre të parë. Ky takim shërbeu si hapi i parë në zyrtarizimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre. Partnerët u njohën me të gjithë anëtarët e ekipit nga organizatat partnere, duke reflektuar shkurtimisht mbi aktivitetin dhe hapat e ardhshëm. Drejtoresha Ekzekutive e CBM-it, Afërdita Sylaj Shehu theksoi se kemi shumë punë përpara nesh pasi aktiviteti i Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit do të zgjas 5 vjet, por është e lumtur të shoh një ekip të fortë nga të gjitha organizatat partnere. Nga ana tjetër, Jovana Radosavljevic dhe Marigona Shabiu, drejtore ekzekutive të organizatave të tyre, në emër të ekipeve të veta ndanë të njëjtin ngazëllim dhe thane se janë të gatshme për një periudhë interesante përpara.
Ky program mbështetet nga populli Amerikan përmes USAID-it në Kosovë.