[CLOSED] Thirrje për pjesëmarrje: From Fake to Check – Dialogu Qytetar

Je përdorues i pasionuar i platformave të komunikimit si WhatsApp, Email, Facebook, apo Instagram për t’u lidhur me familjen dhe miqtë e tu? A ke ndjesinë se ndonjëherë, lajmet që dëgjon janë të çuditshme dhe jo të besueshme?

Nuk të ndodh vetëm ty. Në fakt, sfidën për të dalluar informacionin e besueshëm e hasin përherë e më shumë persona. Si të sigurohemi për besueshmërinë e lajmeve që hasim? Çfarë janë saktësisht “lajmet e rreme” dhe si të mbrohemi nga ndikimi i tyre? Sot duam të të japim një mundësi unike për të shprehur mendimin tënd për këtë fenomen.

Prandaj të ftojmë të na bashkohesh në një DIALOG QYTETAR të fokusuar në formësimin e së ardhmes së informacionit në Kosovë.

📍 Hotel Sirius, Prishtinë
⏰ 4 nëntor 2023 nga ora 09:00 e mëngjesit
🔗 Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj: https://forms.gle/ESacRdjhNUMp5j4y6

* Duke qenë se numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ju lusim të regjistroheni deri më 31 tetor.

Nëse na bashkoheni, do të merrni një mëditje simbolike dhe drekë si shenjë falënderimi për kohën tuaj. Për më tepër, ju do të merrni pjesë në një lotari për një udhëtim me të gjitha shpenzimet e paguara në Berlin për të marrë pjesë në eventin përfundimtar.

Ky dialog qytetar përbën një pjesë shumë të rëndësishme të një dialogu që shtrihet në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ne sinqerisht shpresojmë që ju të bashkoheni me ne.

Të kesh një hapësirë të mirë publike për diskutim është dicka që na shqetëson të gjithëve. Mezi presim regjistrimin tuaj!

* From Fake to Check (FFTC) është një projekt inovativ i udhëhequr nga Mission Publiques në bashkëpunim me tre partnerë të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (Shqipëri), Instituti Zip (Maqedonia e Veriut) dhe Iniciativa Qytetare (Serbi), dhe mbështetet nga Ministria e Jashtme Federale Gjermane.

Share:

Share: