Gjatë vitit të kaluar, një mori çështjesh kanë tërhequr vëmendjen e publikut në Kosovë dhe
Serbi. Këto përfshijnë ngjarjet që kanë ndodhur në veri të Kosovës, të shoqëruara me veprimet
e Qeverisë së Kosovës, si prania e shtuar e njësive speciale të policisë së Kosovës, shpronësimet
e tokave dhe ndërtimi i bazave dhe postblloqeve policore në veri. Frika e shtuar nga intervenimi
i mundshëm si nga Ushtria Serbe ashtu edhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës rrjedhin kryesisht
nga taktikat frikësuese të përdorura nga zyrtarët si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia. Ky
tregim i propaganduar nga zyrtarët e të dyja palëve, përkeqësoi tensionet dhe shtoi ndjenjën e
përgjithshme të pasigurisë në rajon, veçanërisht pas sulmit të armatosur në Banjska. Përveç kësaj,
ngërçi në dialog, me rolin e Bashkimit Evropian nën vëzhgim, krahas formimit të Asociacionit të
Komunave me shumicë serbe, si dhe emigracioni i vazhdueshëm i serbëve dhe shqiptarëve nga
Kosova, kanë dominuar diskutimet. Mes këtyre kompleksiteteve, deklaratat zyrtare nga Beogradi
dhe Prishtina shpesh kanë përdorur ndërrimin e fajit, duke akuzuar secila tjetrën për destabilizim.


Për të kuptuar se si njerëzit e perceptojnë krizën në veri, NSI dhe CBM bashkëpunuan me UBO
Consulting, një kompani sondazhi me seli në Prishtinë. Pyetësori synonte banorët e Mitrovicës
Jugore dhe Veriore, dy qytete të ndara nga lumi Ibër dhe të banuara kryesisht me shqiptarë
dhe serbë përkatësisht.

Share: