Qëndresa Ujkani

Zyrtare e Projektit

është e diplomuar në Menaxhimin e Shërbimeve Publike në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. Ajo ka marrë pjesë në programe të ndryshme trajnimi dhe shkëmbime rinore të organizuara në Kosovë dhe jashtë saj, me fokus të veçantë në pajtimin dhe punën rinore në zonat pas konfliktit. Pjesëmarrja e Qendresës në programe të tilla si “Forumi i NdërKomunitetit i OSBE” dhe “Përvoja Globale e Liderit”, organizuar nga Universiteti i Exeter në Kosovë, i ka mundësuar asaj të zhvillojë aftësi të vlefshme në komunikimin ndërkulturor, udhëheqjen dhe ndërtimin e komunitetit.

Me formimin e saj akademik dhe personal, Qendresa është e apasionuar pas promovimit të drejtësisë sociale dhe fuqizimit të të rinjve në komunitetin e saj. Ajo është e përkushtuar të shfrytëzojë aftësitë dhe përvojën e saj për të nxitur ndryshime pozitive dhe për të ndërtuar një shoqëri më paqësore dhe më të begatë.

Ajo iu bashkua NSI-së në vitin 2021. Mund ta kontaktoni në: qujkani@newsocialinitiative.org