Ky projekt synon të analizojë tërësisht pikëpamjet dhe ndjenjat e komunitetit serb në Kosovë
duke përdorur metoda sasiore kërkimore. Qëllimi kryesor është mbledhja dhe vlerësimi i
këndvështrimeve të tyre për një sërë çështjesh që janë të rëndësishme për ta dhe relevante
për institucionet e Republikës së Kosovës. Përmes këtij hulumtimi, ne synojmë të ofrojmë të
dhëna empirike që mund të ndihmojnë në përmirësimin e dialogut të brendshëm ndërmjet
institucioneve qendrore dhe komuniteteve në Kosovë.